Mirësevini në faqen e Këshillit të Lartë Gjyqësor
Komisionet




Komisionet e Përhershme



Komisioni i Planifikimit Strategjik, Administrimit dhe Buxhetit
×

Detyrat

Komisioni është përgjegjës për planifikimin, hartimin, zbatimin dhe administrimin e buxhetit. Komisioni merr pjesë në hartimin e politikave buxhetore, planeve strategjike e dokumenteve të tjerë të nevojshëm për një administrim të mirë e efikas të sistemit gjyqësor shqiptar. Komisioni zhvillon kërkime dhe bën propozime për të siguruar një mirëfunksionim të sistemit të menaxhimit financiar. Komisioni i raporton Këshillit problematikat e evidentuara. Komisioni harton projektvendime, rregullore apo udhëzime të cilat i paraqiten Këshillit për miratim.

Anëtare: Z. Ilir Rusi

Anëtare : Z.Ridvan Hado

Anëtare : Znj. Yllka Rupa

Anëtare Zëvendësuese:  Znj. Emona Muçi

Anëtare Zëvendësuese: Z.Albens Tabaku


Komisioni i Vlerësimit të Etikës dhe Veprimtarisë Profesionale
×

Detyrat

Komisioni harton propozime për përcaktimin dhe përditësimin e sistemit të vlerësimit etik dhe profesional të gjyqtarëve; kërkesat për ushtrimin e veprimtarisë akademike si dheorganizimin e trajnimeve për formimin profesional pranë Shkollës së Magjistraturës. Komisioni përgatit raporte për ngarkesën e punës në gjykata, kohëzgjatjen e proceseve, për mosfunksionimin e punës dhe shkaqet e tyre. Raportet përkatëse hartohen dhe paraqiten për miratim në mbledhjen plenare. Komisioni harton projektvendime, rregullore apo udhëzime të cilat i paraqiten Këshillit për miratim.

Anëtare:  Znj. Irena Plaku

Anëtare : Znj.  Gentiana Muçaj

Anëtare : Znj. Violanda Theodhori

Anëtare Zëvendësuese: Z. Ridvan Hado

Anëtar Zëvendësues: Z.  Bledar Bajri


Komisioni Disiplinor
×

Detyrat

Komisioni shqyrton paraprakisht rastet e procedimeve disiplinore kundër një gjyqtari të cilat paraqiten nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë. Komisioni kujdeset që gjyqtarët subjekt i procedimit disiplinor, marrin dijeni mbi faktet dhe provat e paraqitura, si dhe dëgjohen gjatë shqyrtimit të procedimit disiplinor në Këshill.Komisioni harton raportin përkatës i cili i paraqitet mbledhjes plenare të Këshillit. Komisioni harton projektvendime, rregullore apo udhëzime të cilat i paraqiten Këshillit për miratim.

Anëtar: Z. Ridvan Hado

Anëtare : Znj. Emona Muçi

Anëtar : Z. Bledar Bajri.

Anëtar Zëvendësues: Z. Markelian Koça

Anëtar Zëvendësues: Z. Ilir Rusi.


Komisioni i Zhvillimit të Karrierës
×

Detyrat

Komisioni shqyrton kërkesat për emërime në gjykata, duke paraqitur para Këshillit raportin përkatës shoqëruar me tabelat dhe listën e kandidatëve të pikëzuar. Komisioni ndjek procesin e plotësimit të vendeve vakante në gjykata, skemëne delegimit, transferimet e gjyqtarëve, lëvizjen paralele dhe ngritjen në detyrë, si dhe shqyrton kërkesat për kandidim në funksione drejtuese në gjykata. Komisioni shqyrton kërkesat e Shkollës së Magjistraturës për numrin e magjistratëve të rinj, emërimin dhe caktimin në pozicion të kandidatëve të diplomuar. Komisioni harton projektvendime, rregullore apo udhëzime të cilat i paraqiten Këshillit për miratim.

Anëtar: Z. Klodian Kurushi

Anëtar : Z. Markelian Koça

Anëtar : Z. Albens Tabaku

Anëtare Zëvendësuese: Znj. Emona Muci

Anëtar Zëvendësues: Z. Yllka Rupa

Komisionet e Përkoshme


×

Detyrat

U ngrit në shkurt 2024 me qëllim verifikimin e plotësimit të kritereve të kandidatëve për në provimin e pranimit në Programin e Formimit Fillestar në Shkollën e Magjistraturës, për kancelar dhe/ose për ndihmës ligjor për vitin akademik 2024-2025. Komisioni i propozon për miratim Këshillit listën përkatëse të kandidatëve që plotësojnë kriteret, si dhe listën e atyre që nuk i plotësojnë ato.


Anëtare: Znj. Emona Muci


Anëtar: Z Ridvan Hado


Anëtar:Z. Ilir Rusi

×

Detyrat

U ngrit në janar 2019 në kuadër të procesit të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe të subjekteve të tjera të rivlerësimit. Komisioni është përgjegjës për koordinimin e punës me institucionet e rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve (Komisionin e Pavarur të Kualifikimit dhe Kolegjin e Posaçëm të Apelimit) për planifikimin e shorteve sipas kalendarit të caktuar me KPK-në, mbledhjen e statistikave, caktimin e inspektorëve përgjegjës, marrjen e masave për zhvillimin e shortit si dhe gjurmimin e mbledhjen e dosjeve të përzgjedhura me short. Komisioni harton raportin, inventarizimin dhe dorëzimin e raportit pranë KPK-së.

 

Anëtare: Znj. Gentiana Mucaj

Anëtar:  Z. Ilir Rusi

Anëtar:  ZKlodian Kurushi

Anëtare: Znj. Yllka Rupa

Anëtar:   Z. Ridvan Hado

×

Detyrat

U ngrit në shkurt 2019. Komisioni shqyrton të gjitha ankimet kundër vendimit të ish Kryeinspektorit të KLD-së, për arkivimin e ankesës, për arkivimin e ankesës pas verifikimit shtesë të saj, dhe për mbylljen e hetimit ndaj veprimtarisë gjyqësore të magjistratit ose pushimin e tij. Shqyrtimi i ankimeve nga Komisioni i Përkohshëm bëhet sipas radhës duke marrë parasysh datën e regjistrimit. Kohëzgjatja e tij është deri në përfundimin e shqyrtimit të plotë të të gjitha praktikave lidhur me ankimet kundër vendimeve të Kryeinspektorit të ish-KLD-së. Vendimet e Komisionit janë përfundimtare.

Kryetare: Znj. Yllka Rupa

Anëtare:  Znj. Irena Plaku 

Anëtar:    Z. Albens Tabaku

Anëtar zëvendësues: Z. Markelian Koca

Anëtar zëvendësues:  Z. Bledar Bajri

×

Detyrat

U ngrit në qershor 2023, me qëllim verifikimin e kushteve që duhet të plotësojë magjistrati (gjyqtar) për të përfituar kredi për banim, dhe dokumentacionin së bashku me kërkesën, e paraqitur pranë KLGJ, nga magjistratët (gjyqtarë) dhe miratimin e listës së magjistratëve (gjyqtarë) përfitues nga skema e subvencionimit të interesave të kredisë.

Anëtar: Z. Albens Tabaku

Anëtar: Z. Bledar Bajri

Anëtar: Z. Ridvan Hado

Anëtare Zëvendësuese: Znj. Irena Plaku

Anëtar Zëvendësues: Z. Ilir Rusi