Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, znj. Naureda Llagami, e shoqëruar nga zëvendëskryetari, z. Ilir Rusi si dhe kryetarët e komisioneve të përhershme znj. Marçela Shehu dhe z. Klodian Kurushi, zhvilluan një takim prezantues me ekspertin ndërkombëtar të projektit “EU4Justice”, gjyqtarin spanjoll, z. Arturo Valdes

Sot, më datë 19.09.2023, Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, znj. Naureda Llagami, e shoqëruar nga zëvendëskryetari, z. Ilir Rusi si dhe kryetarët e komisioneve të përhershme znj. Marçela Shehu dhe z. Klodian Kurushi, zhvilluan një takim prezantues me ekspertin ndërkombëtar të projektit “EU4Justice”, gjyqtarin spanjoll, z. Arturo Valdes.

Ky takim u realizua në kuadër të vijimësisë së bashkëpunimit midis Këshillit dhe projektit, me qëllim forcimin e pavarësinë, transparencës, efikasitetit, llogaridhënies, dhe rritjes së besimit të publikut në sistemin e drejtësisë, në përputhje me standardet dhe praktikat më të mira europiane.

Në mbyllje të takimit, z. Arturo Valdes prezantoi planin e veprimit për 6 mujorin e ardhshëm, i cili u dakordësua nga palët me qëllim arritjen e objektivave në të ardhmen.

Back to top