Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Sot, më datë 20 shtator 2023, Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, znj. Naureda Llagami, së bashku me anëtarët e KLGJ-së, pritën në një vizitë zyrtare pune, përfaqësues nga Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Prokurorial i Republikës së Bullgarisë.

Ardhja e këtij delegacioni në Shqipëri, kishte si qëllim shkëmbimin e eksperiencave midis dy institucioneve homologe në kuadër të forcimit të bashkëpunimit në fushën e sistemit gjyqësor dhe përballjen e sfidave të përbashkëta.

Gjatë takimit u diskutua mbi reformat në drejtësi që të dyja vendet kanë ndërmarrë duke u ndalur veçanërisht tek roli, organizimi dhe funksionimi i këshillave, si institucione që garantojnë pavarësinë, përgjegjshmërinë dhe mbarëvajtjen e pushtetit gjyqësor. Vëmendje të shtuar gjatë diskutimeve morën procedurat e promovimit të gjyqtarëve si dhe harta e re gjyqësore, zbatimi i së cilës ka qenë një ndër sfidat dhe projektet më madhore të Këshillit, i cili tashmë është një realitet i prekshëm për publikun.

Gjatë datave 20-22 shtator 2023, delegacioni i Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Prokurorial i Republikës së Bullgarisë do të zhvillojë takime pune edhe me përfaqësues të tjerë nga institucionet më të larta të sistemit të drejtësisë në Shqipëri.

Back to top