Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Njoftim për shtyp, datë 01 Shkurt 2023

Sot në datën 01.02.2023, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi mbledhjen plenare të radhës në të cilën shqyrtoi çështjet si vijon:

Pas shqyrtimit të projektvendimeve, Këshilli i Lartë Gjyqësor miratoi vendimet përkatëse për transferimin e kancelares znj. {…} në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë; kancelares znj. {…} në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Vlorë; kancelares znj. {…} në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Korçë; kancelares znj. {…} në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Vlorë.

Në përfundim të mbledhjes, Këshilli vendosi për caktimin e gjyqtarëve për gjykimin çështjeve gjyqësore të veçanta në gjykata të tjera, të ndryshme nga ajo ku ushtrojnë funksionin në mënyrë të përhershme.

Back to top