Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Njoftim për shtyp, datë 31 Janar 2023

Sot në datën 31.01.2023, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi mbledhjen plenare të radhës në të cilën shqyrtoi çështjet si vijon:

Këshilli i Lartë Gjyqësor, duke mbajtur në konsideratë detyrimin ligjor dhe pas analizimit të situatës së sistemit gjyqësor, ndikimin që ka patur implementimi i reformës në drejtësi si dhe mundësisë që ka Shkolla e Magjistraturës, miratoi numrin prej 40 (dyzet) kandidatë për magjistratë, profili gjyqtar dhe 15 (pesëmbëdhjetë) kandidatë për ndihmës ligjorë, që do të pranohen në programin e formimit fillestar në Shkollën e Magjistraturës, për vitin akademik 2023-2024.

Pas përcaktimit me short të relatorëve, Këshilli vendosi fillimin e procedurës së verifikimit të kushteve dhe kritereve ligjore të rekrutimit si gjyqtar të kandidatëve për magjistratë, profili gjyqtar, që pritet të diplomohen në vitin akademik 2022-2023.

Në vijim, Këshilli miratoi vendimet përkatëse për transferimin e tre gjyqtareve, znj. {…}, znj. {…} dhe znj. {…} në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në pozicionet e lira në fushën e së drejtës penale.

Në përfundim të mbledhjes, Këshilli vendosi miratimin e raportit të vlerësimit etik dhe profesional, me qëllim përcaktimin e nivelit të vlerësimit (gradimit), për periudhën e vlerësimit 2013 – 2016, gjatë ushtrimit të detyrës së ndihmës magjistratit në Gjykatën e Lartë, të gjyqtares znj. {…}.

Back to top