Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Aktivitet i Këshillit të Lartë Gjyqësor në bashkëpunim me Qendrën ALTRI

Sot më datë 23.09.2022, Këshilli i Lartë Gjyqësor në bashkëpunim me Qendrën ALTRI organizoi një tryezë diskutimi me temë “Prezantimi i Projekt – Planit të Komunikimit për Sistemin Gjyqësor dhe mbështetja e Këshillit të Lartë Gjyqësor në zbatimin e tij”, pranë Hotel Tirana International.

Në këtë takim morën pjesë anëtarja e KLGJ e caktuar për kryerjen e detyrave në lidhje me marrëdhëniet me publikun dhe median, znj. Marçela Shehu, znj. Eda Nocka, Drejtore Ekzekutive e Qendrës A.L.T.R.I, përfaqësues nga organizatat e shoqërisë civile dhe nga partnerët ndërkombëtarë.

Projek-Plani i Komunikimit synon rritjen e besimit të publikut dhe rritjen e transparencës në sistemin gjyqësor nëpërmjet përdorimit të mjeteve dhe mënyrave novatore të komunikimit dhe informimit midis gjykatës me median dhe publikun.

Qëllimi i këtij takimi ishte prezantimi i Projekt- Planit të Komunikimit për Sistemin Gjyqësor, tek donatorët dhe organizatat që kanë mbështetur dhe mbështesin KLGJ-në si dhe marrja e komenteve të tyre para miratimit të këtij të fundit.

Ky takim u përmbyll me diskutime mbi bashkëpunimin e mëtejshëm në lidhje me zbatimin e projekt-planit të prezantuar.

Back to top