Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Njoftim për Shtyp datë 18 Prill 2024

Sot, në datë 18.04.2024, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi Mbledhjen Plenare të radhës, në të cilën shqyrtoi çështjet si më poshtë:

Në përfundim të shqyrtimit në seancë dëgjimore publike të kërkesës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për procedimin disiplinor në ngarkim të magjistratit {…}, me detyrë gjyqtar në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm {…}, Këshilli vendosi rrëzimin e kërkesës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, për masën disiplinore shkarkim nga detyra.

Gjithashtu, Këshilli vendosi për caktimin e gjyqtarëve për gjykimin e çështjeve gjyqësore të veçanta në gjykata të tjera, të ndryshme nga ajo ku ushtrojnë funksionin në mënyrë të përhershme.

Back to top