Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Njoftim për shtyp, datë 23 Shtator 2022

Sot në datën 23.09.2022, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi mbledhjen plenare të radhës ku shqyrtoi çështjet si vijon:

Këshilli i Lartë Gjyqësor miratoi vendimin për mbarimin e statusit të magjistratit për gjyqtarin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor {…}, z. {…}.

Gjithashtu, Këshilli miratoi vendimin për përsëritjen e transferimit të përkohshëm të gjyqtares znj. Kostandina Kuro në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Krujë.

Më tej, Këshilli miratoi vendimin për përfundimin pa vendim përfundimtar, të procedurës së vlerësimit etik dhe profesional me qëllim përcaktimin e nivelit të vlerësimit (gradimin), për periudhën e vlerësimit 2013-2016, për gjyqtarin z. {…}.

Ndër të tjera, Këshilli shqyrtoi dhe vendosi për refuzimin e kërkesës së gjyqtares znj. {…} për dhënie leje të papaguar.

Në vijim të mbledhjes, Këshilli miratoi vendimin për transferimin e automjeteve të reja dhe në përdorim, në sistemin gjyqësor.

Pas shqyrtimit të kërkesës së ardhur nga gjykata, Këshilli vendosi caktimin e një gjyqtari për gjykimin e një çështje të veçantë, në një gjykatë të ndryshme nga ajo ku ushtron funksionin në mënyrë të përhershme.

Back to top