Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, znj. Naureda Llagami priti në një takim z. Benjamin Rockwell, Drejtor i Byrosë për Çështjet Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Ligjzbatimit dhe pasuesin e tij në detyrë z. John Kastning. 

Në datën 23.09.2022, Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, znj. Naureda Llagami priti në një takim z. Benjamin Rockwell, Drejtor i Byrosë për Çështjet Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Ligjzbatimit dhe pasuesin e tij në detyrë z. John Kastning.

Kryetarja Llagami prezantoi arritjet dhe sfidat me të cilat përballet KLGJ në procesin e përmbushjes së objektivave strategjike. Zvogëlimi i numrit të çështjeve të prapambetura, miratimi dhe zbatimi i hartës së re gjyqësore, ngritja në detyrë e gjyqtarëve dhe transparenca e gjykatave ishin disa nga çështjet e diskutuara në takim. Kryetarja Llagami falënderoi z. Rockwell për mbështetjen teknike që Ambasada e SHBA-së i ka dhënë KLGJ-së dhe Gjykatës së Lartë me financimin e nismës për uljen e stokut të çështjeve të prapambetura, si dhe e siguroi z. Kastning se KLGJ-ja mbetet e angazhuar për rritjen e funksionalitetit të sistemit gjyqësor dhe për t’i dhënë qytetarëve drejtësinë që meritojnë.

Back to top