Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Njoftim për shtyp datë 25 Janar 2021

Sot në datën 25.01.2021, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi mbledhjen plenare të radhës, në të cilën shqyrtoi çështjet si vijon:

Në funksion të plotësimit të pozicioneve të lira në gjykata, për shkak të mos aplikimit në  disa shpallje të mëparshme, Këshilli vendosi rihapjen e procedurave së ngritjes në detyrë, përkatësisht për një pozicion të lirë në Gjykatën e Apelit Korçë, dhe dy pozicione në Gjykatën e Apelit Shkodër.

Në vijim, duke vlerësuar rëndësinë e gjykatave të posaçme në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, Këshilli vendosi rishpalljen e procedurës së ngritjes në detyrë për gjashtë pozicione të lira në Gjykatën e Shkallës së Parë dhe 3 pozicione në atë të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Gjithashtu, pas shkarkimit nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, Këshilli vendosi deklarimin e mbarimit të caktimit të përkohshëm dhe transferimin e gjyqtarit {…}.

Në përfundim, pas shqyrtimit të kërkesave të disa gjykatave, Këshilli vendosi caktimin e gjyqtarëve për gjykimin e çështjeve gjyqësore të veçanta.

Back to top