Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Këshilli Lartë Gjyqësor, zhvilloi një takim online me ambasadorin e Delegacionit të Bashkimit Evropian, Sh.T.Z. Luigi Soreca, me fokus veprimtarinë e KLGJ-së në kuadrin e zbatimit të reformës në drejtësi dhe integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Sot më datë 25 janar 2021, Këshilli Lartë Gjyqësor, zhvilloi një takim online me ambasadorin e Delegacionit të Bashkimit Evropian, Sh.T.Z. Luigi Soreca, me fokus veprimtarinë e KLGJ-së në kuadrin e zbatimit të reformës në drejtësi dhe integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Në emër të Këshillit, Kryetarja e KLGJ-së, znj. Naureda Llagami, e njohu ambasadorin e BE, me objektivat, arritjet dhe sfidat me të cilat është përballur Këshilli dhe sistemi gjyqësor në përgjithësi si dhe punën intensive në lidhje me përmirësimin e tij, me qëllim garantimin e një drejtësie të paanshme, të pavarur dhe efiçente për të gjithë qytetarët shqiptarë.
Znj. Llagami, theksoi se zbatimi i rekomandimeve të Bashkimit Evropian, për sistemin gjyqësor, siç është rifunksionalizimi i plotë Gjykatës së Lartë, nëpërmjet plotësimit të vendeve vakante në këtë gjykatë, si dhe rritja e efiçencës së sistemit gjyqësor, e cila mund të mundësohet si nëpërmjet miratimit të hartës së re gjyqësore ashtu dhe me ndryshimet ligjore të legjislacionit në fuqi, ka qenë dhe mbetet prioritet kryesor i punës së Këshillit.

Në përfundim të takimit, Kreu i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, Sh.T.Z. Luigi Soreca, pasi ju drejtua anëtarëve të Këshillit me një mesazh inkurajues, duke u shprehur se: “Ju nuk jeni vetëm! Ne, së bashku me partnerët e tjerë, jemi të gatshëm të vijojmë dhe të intensifikojmë mbështetjen tonë për Këshillin e Lartë Gjyqësor, punën dhe veprimtarinë e tij, për zbatimin e reformës në drejtësi me qëllim integrimin evropian të Shqipërisë”.

 

 

Back to top