Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Njoftim për shtyp datë 21 Janar 2021

 Sot në datën 21.01.2021, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi mbledhjen plenare të radhës, në të cilën shqyrtoi çështjet si vijon:

Në vijim të procedurave për plotësimin e vendeve vakant në gjykatat e Apelit, Këshilli vendosi verifikimin e plotësimit të tre kritereve të kandidimit për ngritjen në detyrë në Gjykatën e Apelit Vlorë, nga kandidati z. Genti Dokollari, dhe vijimin e procedurës së verifikimit për kriteret e tjera ligjore të kandidimit.

Në zbatim të detyrimeve ligjore si dhe me qëllim vazhdimin e veprimtarisë për shqyrtimin në kohë të ankimeve kundër vendimeve të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për arkivimin e ankimit ose pushimin e hetimit ndaj një gjyqtari, Këshilli vendosi përbërjen e Komisionit të Përkohshëm për shqyrtimin e ankimeve, për vitin 2021.

Pas shqyrtimit të kërkesës për dorëheqje nga detyra të gjyqtarit të Gjykatës së Apelit {…}, Këshilli vendosi mbarimin e statusit të magjistratit të {…}.

Në përfundim, pas shqyrtimit të kërkesave të disa gjykatave, Këshilli vendosi caktimin e gjyqtarëve për gjykimin e çështjeve gjyqësore të veçanta.

 

Back to top