Njoftim për shtyp 26 Gusht 2020
Sot me datë 26.08.2020, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi mbledhjen plenare të radhës në të cilën shqyrtoi disa çështje të rëndësishme.
Në fillim të mbledhjes, Këshilli miratoi një shtesë në vendimin nr.268, datë 07.08.2020 të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe caktimin e një gjyqtari për gjykimin e çështjeve gjyqësore të veçanta në gjykata të tjera, të ndryshme nga ajo ku ushtrojnë funksionet në mënyrë të përhershme.
Më tej mbledhja vijoi me caktimin e anëtarit të Komisionit të Disiplinës z. Dritan Hallunaj, në cilësinë e relatorit për procedimin disiplinor nr. 1/2020 në ngarkim të magjistratit {…} me funksion gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor {…}. Vendimmarrja e mësipërme do i njoftohet Inspektorit të Lartë të Drejtësisë dhe magjistratit {…}, brenda 5 ditëve nga marrja e tij.