Njoftim për publikun 5 Shkurt 2020
Njoftim për faqen e re të internetit
Këshilli i Lartë Gjyqësor, në bashkëpunim të ngushtë me USAID, bëri aktive sot faqen e re të internetit që gjendet në linkun www.klgj.al. Faqja e re veçse përmbush detyrimet e përcaktuara në ligjin nr. 119/2014 “Për të Drejtën e Informimit” dhe ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, synon vendosjen e marrëdhënieve proaktive, transparente e informuese me publikun dhe median.
Tashmë, cilido që është i interesuar për të marrë informacione të sakta dhe në mënyrë të thjeshtë për veprimtarinë e Këshillit të Lartë Gjyqësor, mjafton të klikoi në linkun www.klgj.al.
Këshilli i Lartë Gjyqësor, do vijojë të ndërmarr çdo hap të nevojshëm, me qëllim rritjen e transparencës dhe llogaridhënies para publikut.