Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Njoftim për shtyp 6 Shkurt 2020

Sot më datë 06.02.2020, Këshilli i Lartë Gjyqësor, zhvilloi mbledhjen e radhës në të cilën miratoi përbërjen e Komisionit të Përkohshëm për verifikimin e plotësimit të kritereve ligjore të pranimit në Shkollën e Magjistraturës, për vitin akademik 2020-2021, të kandidatëve për këshilltarë dhe ndihmës ligjorë. Pas shqyrtimit të propozimeve, Këshilli vendosi që anëtarë të këtij Komisioni të jenë z. Maksim Qoku, znj. Brunilda Kadi dhe znj.Marçela Shehu.

Në vijim, Këshilli pas shqyrtimit të kërkesës, vendosi emërimin e znj. Alma Hicka gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor, Tiranë. Gjithashtu, Këshilli miratoi komandimin e znj.Marinela Osmani në pozicionin e këshilltarit ligjor në Njësinë Mbështetëse të Komisioneve, në Këshillin e Lartë Gjyqësor.

 

 

Back to top