Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Njoftim për shtyp 30 Janar 2020

Sot më datë 30.01.2020, Këshilli i Lartë Gjyqësor, zhvilloi mbledhjen e radhës në të cilën miratoi listën e gjyqtarëve pjesëmarrës dhe aktiviteteve, lidhur me trajnimin vazhdues pranë Shkollës së Magjistraturës, për periudhën janar-mars 2020.

Në funksion të paketës së rregullave për vlerësimin profesional të gjyqtarëve Këshilli miratoi udhëzuesin mbi mënyrën e plotësimit të tabelave me të dhëna statistikore të punës së gjyqtarëve.

Në përputhje me rendin e ditës, Këshilli miratoi ngritjen e Komisionit të Përkohshëm për verifikimin e plotësimit të kushteve dhe kritereve ligjore të kandidatëve për këshilltarë dhe ndihmës ligjorë, në provimin e pranimit në Shkollën e Magjistraturës, për vitin akademik 2020 – 2021.

Gjithashtu në përfundim Këshilli shqyrtoi edhe kërkesat e disa gjykatave të vendit për caktimin e gjyqtarëve për gjykimin e çështjeve gjyqësore të veçanta në këto gjykata.

Back to top