Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

DEKLARATË

Këshilli i Lartë Gjyqësor është vënë në dijeni në lidhje me qëndrime të përfaqësuesve të medias në platforma të caktuara elektronike. Duke marr shkas nga kjo si edhe nga kërkesa për informacion e këtyre përfaqësuesve, gjen rastin të informoj publikun se në procedurat e transferimeve të gjyqtarëve, Këshilli bazohet në parashikimet ligjore, duke marrë në konsideratë përvojën e gjyqtarëve, strukturën organizative të gjykatave si edhe praktikën e konsoliduar në trajtimin e tyre.

Vendimmarrja e Këshillit të Lartë Gjyqësor në lidhje me zhvilllimin e karrierës së gjyqtarëve bazohet në meritokraci dhe është në koherencë me praktikën e konsoliduar ndër vite. Po ashtu Këshilli vëren me keqardhje se këto qëndrime të medias ndikojnë në perceptimin e gabuar të publikut ndaj veprimtarisë së Këshillit si organi i qeverisjes së gjyqësorit.

Back to top