Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Njoftim për shtyp datë 18 Janar 2024

Sot, në datë 18.01.2024, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi Mbledhjen Plenare të radhës, në të cilën shqyrtoi çështjet si më poshtë:

Këshilli miratoi raportin për vlerësimin etik dhe profesional të gjyqtarit z. {…}, me qëllim gradimi, për periudhën e vlerësimit 2013-2016.

Këshilli vendosi për fillimin e procedurës së transferimit për shkak të suprimimit të pozicionit në gjykatën ku është caktuar në mënyrë të përhershme, për gjyqtarët znj. {…}, znj. {…}, znj. {…}, znj. {…}, znj. {…}, z. {…}.

Në vijim, Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi për një ndryshim në vendimin nr. 13, datë 18.01.2019, “Mbi ngritjen dhe përbërjen e Komisioneve të Përhershme”, i ndryshuar.

Këshilli vendosi caktimin e relatorit në procedurat e verifikimit të kancelarit në detyrë dhe kandidatëve për në programin e formimit fillestar pranë Shkollës së Magjistraturës për ndihmës ligjorë, të papërfunduara për shkak të mbarimit të mandatit të anëtareve të Këshillit të Lartë Gjyqësor znj. Brikena Ukperaj dhe znj. Marçela Shehu.

Me qëllim vazhdimin e veprimtarisë për shqyrtimin në kohë të ankimeve kundër vendimeve të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për arkivimin e ankimit ose pushimin e hetimit ndaj një gjyqtari, Këshilli vendosi përbërjen e Komisionit të Përkohshëm për shqyrtimin e ankimeve, për vitin 2024.

Në vijim, Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi:
● për një ndryshim në vendimin nr. 302, datë 05.06.2023 “Për ngritjen e komisionit të përkohshëm për verifikimin e kushteve dhe dokumentacionit që duhet të plotësojë magjistrati (gjyqtar) për të përfituar kredi për banim, si dhe miratimin e listës së magjistratëve (gjyqtarë) përfitues nga skema e subvencionimit të interesave të kredisë”, të Këshillit të Lartë Gjyqësor;

● për një ndryshim në vendimin nr. 375, datë 13.07.2023 “Për fillimin e procedurës së verifikimit të kandidatëve për në formimin fillestar për magjistrat, profili gjyqtar, në shkollën e magjistraturës, për vitin akademik 2023-2024”, të Këshillit të Lartë Gjyqësor;

● për një ndryshim në vendimin nr. 390, datë 22.09.2021 “Për fillimin e procedurës së përzgjedhjes, për ngritjen në detyrë në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, për pozicionin e lirë në fushën e të drejtës penale, të shpallur me vendimin nr. 129, datë 01.04.2021, të Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Pas përcaktimit me short të relatorëve, Këshilli vendosi fillimin e procedurës së verifikimit të kushteve dhe kritereve ligjore të rekrutimit si gjyqtar të kandidatëve për magjistratë, profili gjyqtar, që pritet të diplomohen në vitin akademik 2023-2024.

Gjithashtu, pas procedurës së shortit, Këshilli vendosi caktimin e relatorit në procedurat e vlerësimit etik dhe profesional të papërfunduara për shkak të mbarimit të mandatit të anëtares së Këshillit të Lartë Gjyqësor znj. Brikena Ukperaj.

Në vijim, Këshilli vendosi caktimin e relatorit të procedimit disiplinor nr.1/2021, të filluar nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë, në ngarkim të magjistrates {…}, me detyrë gjyqtare në Gjykatën e Apelit {…}.

Gjithashtu, Këshilli vendosi për përfundimin e kohëzgjatjes së komandimit të gjyqtares znj. Gilda Hoxha në pozicionin e “Nëpunësit Përgjegjës për Vlerësimin” pranë Njësisë së Vlerësimit Profesional dhe Etik të Gjyqtarëve, në Këshillin e Lartë Gjyqësor.

Ndër të tjera, Këshilli vendosi miratimin e programit të vlerësimit etik dhe profesional për vitin 2024.

Këshilli i Lartë Gjyqësor miratoi vendimet përkatëse për renditjen e kandidatëve në procedurën e lëvizjes paralele në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për pozicionin e lirë të shpallur me vendimin nr. 11, datë 18.01.2023 të Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Këshilli vendosi miratimin e procesverbaleve të mbledhjeve të Këshillit të Lartë Gjyqësor të datave: 05.10.2023, 11.10.2023, 12.10.2023, 18.10.2023, 19.10.2023, 24.10.2023, 26.10.2023, 02.11.2023, 03.11.2023, 08.11.2023, 14.11.2023, 15.11.2023, 21.11.2023 dhe 30.11.2023.

Në përfundim, Këshilli miratoi vendimin për caktimin e gjyqtarit për gjykimin e çështjes gjyqësore të veçantë në gjykatë tjetër, të ndryshme nga ajo ku ushtron funksionet në mënyrë të përhershme.

Back to top