Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Njoftim për shtyp datë 26 Dhjetor 2023

Sot, në datë 26.12.2023, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi Mbledhjen Plenare të radhës, në të cilën shqyrtoi çështjet si më poshtë:

Këshilli zhvilloi seancën dëgjimore për shqyrtimin e kërkesës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për fillimin e procedimit disiplinor ndaj magjistratit, z. {…}, me funksion gjyqtar pranë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë {…} dhe në përfundim të saj vendosi pezullimin e procedimit disiplinor të filluar ndaj magjistratit deri në marrjen e formës së prerë të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi detajimin e fondeve buxhetore shtesë në shpenzime korrente, në buxhetin e vitit 2023, për sistemin gjyqësor.

Pas fillimit të detyrës nga anëtarët e rinj nga radhët e gjyqtarëve, Këshilli vendosi ndryshimin e vendimit nr. 13, datë 18.01.2019 “Mbi ngritjen dhe përbërjen e Komisioneve të Përhershme”, i ndryshuar.

Referuar vendimit të sipërcituar, përbërja e Komisioneve të Përhershme do të jetë si vijon:

Komisioni i Planifikimit Strategjik Administrimit dhe Buxhetit (KPSAB)
Anëtarë:
Znj. Naureda Llagami;
Znj. Gentiana Muçaj;
Znj. Fatmira Luli.

Anëtarë Zëvendësues:
Znj. Emona Muçi;
Znj. Yllka Rupa.

Komisioni Disiplinor (KD)
Anëtarë:
Z. Ridvan Hado;
Znj. Gentiana Muçaj;
Z. Ilir Rusi.

Anëtarë Zëvendësues:
Z. Markelian Koça;
Z. Alban Toro.

Komisioni i Vlerësimit të Etikës dhe Veprimtarisë Profesionale (KVEVP)
Anëtarë:
Znj. Emona Muçi;
Znj. Irena Plaku;
Znj. Yllka Rupa.

Anëtarë Zëvendësues:
Z. Ridvan Hado;
Znj. Fatmira Luli.

Komisioni i Zhvillimit të Karrierës (KZHK)
Anëtarë:
Z. Klodian Kurushi;
Z. Markelian Koça;
Z. Alban Toro.

Anëtarë Zëvendësues:
Z. Ridvan Hado;
Z. Ilir Rusi.

Back to top