Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Kryetarja e Këshilli i Lartë Gjyqësor, Znj. Naureda Llagami priti sot në një takim miqësor Ambasadorin e Holandës në Tiranë, SH.T. Reinout Vos. Ai shoqërohej në këtë takim nga Këshilltarja për Shtetin e së Drejtës Znj. Edlira Osmani. Në këtë takim gjithashtu ishte i pranishëm edhe Drejtori i INFOCIP, Z. Gerti Shella

Kryetarja e Këshilli i Lartë Gjyqësor, Znj. Naureda Llagami priti sot në një takim miqësor Ambasadorin e Holandës në Tiranë, SH.T. Reinout Vos. Ai shoqërohej në këtë takim nga Këshilltarja për Shtetin e së Drejtës Znj. Edlira Osmani. Në këtë takim gjithashtu ishte i pranishëm edhe Drejtori i INFOCIP, Z. Gerti Shella.
Në takim u diskutua për klimën e shkëlqyer të bashkëpunimit mes KLGj dhe partnerëve ndërkombëtarë që ofrojnë asistencën e tyre në mbështetje të Reformës në Drejtësi.
Kryetarja e KLGJ, Znj. Llagami falenderoi Ambasadorin Vos për ndihmën cilësore të ofruar dhe shprehu besimin se bashkëpunimi do të njohë rritje në vitin 2024.
Drejtuesi i INFOÇIP, Gerti Shella falenderoi KLGJ për rezultatet e bashkëpunimit në kuadër të Projektit “Open Court through Press Judges”. KLGJ dhe INFOCIP kanë ndërvepruar që prej vitit 2021 në partneritet përmes një Memorandumi Bashkëpunimi, të firmosur mes palëve në dt 14. 94.2021. Ky program u mbështet nga Ambasada Holandeze – Embassy of the Netherlands in Albania.
Një ndër objektivat e këtij bashkëpunimi ka qenë nxitja e shkëmbimeve profesionale mes gjyqtarëve holandëzë të medias dhe gjyqtarëve shqiptarë të medias. Po ashtu, pjesë e rezultatateve konkrete të projektit ka qenë miratimi i udhëzuesit standard Media-Gjykatë, i cili u miratua në nga KLGJ në datë 6 dhjetor 2023. Shella raportoi si të përmbushura me sukses të gjitha objektivat e bashkëpunimit të përcaktuara në Memorandumin mes palëve

Back to top