Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Njoftim per shpallje date 03.05.2023 Këshilli i Lartë Gjyqësor bënë thirrje publike për shfaqje interesi për 1 (një) Fotograf, që do të ofrojë shërbimin përgjatë vitit kalendarik 2023.

Në mbështetje të ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes të sistemit të drejtësisë”, me qëllim përmbushjen e detyrimeve ligjore të Këshillit të Lartë Gjyqësor, në kuadër të transparencës së veprimtarisë së KLGJ, Këshilli i Lartë Gjyqësor bënë thirrje publike për shfaqje interesi për 1 (një) Fotograf, që do të ofrojë shërbimin përgjatë vitit kalendarik 2023.
Aplikantët duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:
– Aplikantët duhet të ushtrojnë funksion në zbatim të legjislacionit në fuqi;
– Aplikantët duhet të kenë në fushën e veprimtarisë shërbimin e kërkuar;
– Aplikantët duhet të dorëzojnë fatura tatimore për vërtetimin e kontratave të ngjashme;
– Aplikantët duhet të dorëzojnë Dëshmi Penaliteti;
– Aplikantët duhet të dorëzojnë ekstraktin tregtar si dhe nr Llog/ IBAN
Aplikantët duhet të dorëzojnë brenda datës 08.05.2023, ora 16:00, fizikisht pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor, me adresë Godina “Poli i Drejtësisë, rruga Ana Komnena, Tiranë”, dokumentat e lartëpërmendura.
Pas përfundimit të periudhës së aplikimit, Komision i Posaçëm i ngritur pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor, brenda 24 orëve, do të kryejë verifikimin e plotësimit të kritereve formale të sipërcituara.
Brenda 24 orëve nga miratimit i listës paraprake, Komisioni i Posaçëm kryen procedurën e intervistimit me kandidatët e kualifikuar me qëllim vlerësimin e aftësive komunikuese e qasjes sociale të tyre, si dhe brenda 24 orëve, shpallet fituesi.

Kushtet e veçanta do të përcaktohen në Kontratë.

Date 3.05.2023

 

Lënda: Njoftim mbi rezultatet e verifikimit të plotësimit të kritereve formale,

Në mbështetje të ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes të sistemit të drejtësisë”, si dhe referuar thirrjes publike të Këshillit të Lartë Gjyqësor, për shfaqje interesi për 1 (një) Fotograf, që do të ofrojë shërbimin përgjatë vitit kalendarik 2023, me qëllim përgatitjen e dokumentacionit teknik dhe preventivit të cmimeve për procedurën e prokurimit me objekt “Fotograf”, njoftime se:

• Personi fizik “Leonard Lamaj”, me NIPT: L31827001A, shpallet fituese, si dhe njoftohet për paraqitje pranë ambjenteve të Këshillit të Lartë Gjyqësor, datë 11.05.2023, ora 09:30, për zhvillimin e intervistës me qëllim vlerësimin e aftësive.

 

Date 10.05.2023

Back to top