Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Njoftim për shtyp, datë 8 Maj 2023

Sot, në datë 08.05.2023, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi Mbledhjen Plenare të radhës, në të cilën shqyrtoi çështjet si më poshtë:

Këshilli vendosi shtyrjen e zhvillimit të seancave dëgjimore për shqyrtimin e kërkesave të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për fillimin e procedimeve disiplinore ndaj magjistratit z. {…}, me funksion gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor {…} dhe fillimin e procedurës së verifikimit të mundësisë fizike dhe mendore për ushtrimin e funksionit.

Më tej, Këshilli miratoi vendimin për kualifikimin e kandidates fituese për në programin e formimit fillestar të Shkollës së Magjistraturës, viti akademik 2021 – 2022, profili këshilltar ligjor, znj. {…}.

Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi miratimin e raportit për vlerësimin etik dhe profesional të gjyqtares së komanduar znj. {…}, për periudhën e vlerësimit 2013 – 2016.

Po kështu, Këshilli miratoi raportin e vlerësimit etik dhe profesional të gjyqtares znj. {…}, për periudhën e vlerësimit 2013 – 2016.

Ndër të tjera, Këshilli miratoi vendimin për përjashtimin e kandidates znj. {…} nga procedurat e komandimit si pedagoge e brendshme pranë Shkollës së Magjistraturës.

Në përfundim të mbledhjes, Këshilli miratoi vendimin mbi deklarimin e përfundimit të statusit të Magjistratit për z. {…} në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor {…}, për shkak të dorëheqjes së tij.

Back to top