Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Njoftim për shtyp, datë 28 Prill 2023

Sot, në datë 28.04.2023, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi Mbledhjen Plenare të radhës, në të cilën shqyrtoi çështjet si më poshtë:

Këshilli miratoi vendimin për propozimin e znj. Enkelejda Metaliaj për emërim në Gjykatën e Lartë, në pozicionin e lirë në fushën e së drejtës administrative, të shpallur me vendimin nr. 535, datë 17.11.2021 të Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Më tej, Këshilli miratoi vendimet për fillimin e procedurës së transferimit të gjyqtarëve znj. Diamela Goxha, znj. Yrfet Shkreli, z. Gentian Marku dhe znj. Flutura Hoxha, për shkak të suprimimit të pozicionit në gjykatën ku janë caktuar në mënyrë të përhershme.

Pas shqyrtimit të kërkesave të ardhura prej disa gjykatave, Këshilli vendosi caktimin e gjyqtarëve për gjykimin e çështjeve të veçanta, në gjykata të ndryshme nga ato ku ushtrojnë funksionin në mënyrë të përhershme.

Në përfundim të mbledhjes, Këshilli i Lartë Gjyqësor miratoi vendimin për transferimin e:
• Gjyqtares znj. Diamela Goxha, në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në një pozicion të lirë në fushën e së drejtës civile;
• Gjyqtares znj. Yrfet Shkreli, në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan;
• Gjyqtarit z. Gentian Marku, në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë;
• Gjyqtares znj. Flutura Hoxha, në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë.

Back to top