Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

N j o f t i m për shpallje konkurimi për vend të lirë pune, nëpërmjet procedurës së lëvizjes paralele dhe të pranimit në shërbimin civil, në kategorinë ekzekutive.

Në zbatim të ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, neni 22 dhe neni 25, si dhe VKM nr. 243, datë 18.3.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar, Kreu II, III, IV dhe VII, Këshilli i Lartë Gjyqësor, njofton shpalljen e konkurimit për vend të lirë pune nëpërmjet procedurës së lëvizjes paralele dhe të pranimit në shërbimin civil, për kategorinë ekzekutive (të dy procedurat zhvillohen në të njëjtën kohë), si më poshtë:

  • 1 (një) vend, në pozicionin Specialist, Sektori i Statistikave dhe Arkivës Gjyqësore (kategoria ekzekutive, III-b), në Drejtorinë e Organizimit të Gjykatave dhe Standardeve, në Departamentin e Administrimit të Gjykatave dhe Teknologjisë së Informacionit, pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Kërkesa të përgjithshme, kandidati duhet të plotësojë të gjitha kërkesat e përgjithshme për pranimin në shërbimin civil, sipas nenit 21, të ligjit nr. 152/2013 ”Për nëpunësin civil”, i ndryshuar.

Përshkrimi i përgjithshëm i punës, për pozicionin Specialist, Sektori i Statistikave dhe Arkivës Gjyqësore, është si më poshtë:

  • Harton statistikat gjyqësore, mbledh, analizon dhe përpunon informacionet, përgatit materiale dhe bën propozimet e nevojshme.
  • Harton statistikat për INSTAT-in, për treguesit e punës, të investimeve dhe të pagave.
  • Raporton tek Shefi i Sektorit për problematikat e mundshme të hasura gjatë raportimit të gjykatave; propozon zgjidhje apo rekomandon alternativat përkatëse.
  • Studion marrjen, organizimin, analizimin dhe interpretimin e statistikave të sistemit gjyqësor, duke mbledhur të dhëna numërore për to, të cilat grupohen e përpunohen me metoda të veçanta.
  • Brenda fushës që mbulon, ndjek detyra që nuk janë parashikuar dhe që i ngarkohen nga eprorët e drejtpërdrejt sipas hierarkisë.
  • Raporton për realizimin e detyrave funksionale dhe objektivave vjetore.

 

I KONKURIMI, NËPËRMJET PROCEDURËS SË LËVIZJES PARALELE.

(Për këtë procedurë kanë të drejtë të aplikojnë vetëm nëpunësit civilë të së njëjtës kategori, nga të gjitha institucionet pjesë e shërbimit civil).

I.1. Kushtet minimale për plotësimin e vendit të lirë me procedurën e lëvizjes paralele, janë si më poshtë:

  • Të jetë nëpunës civil i konfirmuar, brenda së njëjtës kategori ose të barasvlefshme (kategoria ekzekutive, dokument nga institucioni);
  • Të mos ketë masë disiplinore në fuqi, (dokument nga institucioni);
  • Të ketë të paktën vlerësimin e fundit të rezultateve në punë, “mirë” apo “shumë mirë”;
  • Të plotësojë kriteret e veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurim.

I.2. Kërkesat e veçanta për pozicionin Specialist, Sektori i Statistikave dhe Arkivës Gjyqësore, janë si më poshtë:

  • Të zotërojë diplomë të nivelit Master Shkencor (ose të barazvlefshme), në Shkenca Juridike. Diploma e nivelit Bachelor, duhet të jetë e të njëjtës fushë.
  • Të ketë jo më pak se 1 (një) vit, eksperiencë pune në profesion.
  • Të ketë aftësi të mira profesionale, organizative, etikë të lartë, komunikimi dhe të punës në grup.

I.3. Kandidati duhet të paraqesë zyrtarisht, brenda datës 11.10.2022, me postë në adresën Këshilli i Lartë Gjyqësor, Adresa; Rruga: “Ana Komnena”, godina Poli i Drejtësisë, Tiranë, ose elektronikisht në adresën e email: [email protected], kopje të dokumenteve të mëposhtëm:

  • Kërkesë motivimi për aplikim në vendin e punës që konkurron;
  • Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun: http://www.dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/60-jeteshkrimi-standard
  • Fotokopje të diplomës dhe listës së notave (për diplomat jashtë vendit, të përcillet njehsimi nga MAS);
  • Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  • Dokument për kategorinë në shërbimin civil (kategoria ekzekutive, me dokument nga institucioni);
  • Dokument që nuk ka masë disiplinore në fuqi (dokument nga institucioni);
  • Vlerësimin e fundit të rezultateve në punë;
  • Fotokopje të çertifikatave të kualifikimit (nëse ka);
  • Vetëdeklarim për vërtetimin e gjendjes gjyqësore, sipas linkut https://www.drejtesia.gov.al/wp-content/uploads/2018/10/formulari-i-vetdeklarimit_gjendja-gjyqesore.pdf
  • Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
  • Dokumentacion tjetër, mbi trajnimet, kualifikimet (nëse ka);
  • Dëshmi të njohurive të gjuhës së huaj (me dokument);
  • Fotokopje e kartës së identitetit/pasaport;
  • Kontaktet (numër telefoni dhe adresë email) dhe adresën e plotë të vendqëndrimit.

Mosparaqitja e plotë e dokumenteve të sipërcituara, sjell skualifikimin e kandidatit.

I.4. Konkurimi është i hapur për nëpunësit civil të të njëjtës kategori me procedurat e lëvizjes paralele dhe do të zhvillohet në dy faza;

I.4.1. Verifikimi paraprak, i përmbushjes së kushteve minimale dhe kërkesave të veçanta në shpalljen për konkurim, për procedurën e lëvizjes paralele, do të kryhet brenda datës 13.10.2022, në ambientet e Këshillit të Lartë Gjyqësor, dhe brenda ditës do të shpallet lista e kandidatëve që plotësojnë kushtet për lëvizjen paralele dhe kërkesat e veçanta në shpalljen për konkurim.

(Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kriteret e veçanta do të njoftohen individualisht nga njësia e përgjegjëse e burimeve njerëzore, për shkaqet e moskualifikimit (nëpërmjet adresës së e-mail-it).

I.4.2. Intervista e strukturuar me gojë, me kandidatët fitues të fazës së parë, do të zhvillohet më datë 21.10.2022, ora 11.00, pranë ambienteve të Këshillit të Lartë Gjyqësor.

I.4.3. Fusha e njohurive, aftësitë dhe cilësitë që do të vlerësohen në intervistë janë mbi;

  • Ligjin nr. 8417, datë 21.10.1998, “Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar;
  • Ligjin nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, i ndryshuar;
  • Ligjin nr. 98/2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar;
  • Ligjin nr. 96/2016 “ Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve të RSH”, i ndryshuar;
  • Ligjin nr. 152/2013 “Për nëpunësit civil”, i ndryshuar dhe akteve nënligjore të dala në zbatim të tij;
  • Ligjin nr. 7850, datë 29.07.1994 “Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar;
  • Ligjin nr. 44/2015, “Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë”;
  • Ligjin nr. 9131, datë 08.09.2003 “Për rregullat etike në administratën publike”.

I.4.4. Vlerësimi i kandidatëve do të bëhet sipas kërkesave të VKM nr. 243, datë 18.3.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, Kreu VII, pika 18 dhe 19 dhe Udhëzimit nr. 2, datë 27.3.2015, “Për procesin e plotësimit të vendeve të lira në shërbimin civil nëpërmjet procedurës së lëvizjes paralele dhe për pranimin në shërbimin civil, në kategorinë ekzekutive nëpërmjet konkurimit të hapur” të DAP-it, ku në fillim do të vlerësohet për dokumentacionin e dorëzuar, më pas do të vlerësohet intervista e strukturuar me gojë.

I.5. Data e daljes së rezultateve do të njoftohet në faqen zyrtare të internetit të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe portalin e Shërbimit Kombëtar të Punësimit.

I.6. –Njoftimi dhe komunikimi me kandidatët do të jetë nëpërmjet telefonit dhe adresës së e-mail të kandidatit.

 

II KONKURIMI, NËPËRMJET PROCEDURËS SË PRANIMIT NË SHËRBIMIN CIVIL.

(Vetëm në rast se pozicioni i lirë i shpallur, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, nuk është plotësuar, pra rezulton i lirë, atëhere ai është i vlefshëm për konkurimin nëpërmjet procedurës së pranimit në shërbimin civil. Këtë informacion do ta merrni në faqen zyrtare të internetit, të Këshillit të Lartë Gjyqësor, duke filluar nga data 02.11.2022).

II.1. Kushtet e përgjithshme, kandidati duhet të plotësojë të gjitha kërkesat e përgjithshme për pranimin në shërbimin civil, sipas nenit 21, të ligjit nr. 152/2013 ”Për nëpunësin civil”, i ndryshuar.

  • Të jetë shtetas shqiptar.
  • Të ketë zotësi për të vepruar.
  • Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhë të folur.
  • Të jetë në kushtet shëndetësore që lejojnë kryerjen e detyrës përkatëse.
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje.
  • Të mos jetë marrë masë displinore e largimit nga shërbimi civil dhe që nuk është shuar sipas ligjit 152/2013, “Për shërbimin civil”, i ndryshuar.

II.2. Kërkesat e veçanta, për pozicionin Specialist, Sektori i Statistikave dhe Arkivës Gjyqësore, janë si më poshtë:

  • Të zotërojë diplomë të nivelit Master Shkencor (ose të barazvlefshme), në Shkenca Juridike. Diploma e nivelit Bachelor, duhet të jetë e të njëjtës fushë.
  • Të ketë jo më pak se 1 (një) vit, eksperiencë pune në profesion.
  • Të ketë aftësi të mira profesionale, organizative, etikë të lartë, komunikimi dhe të punës në grup.

II.3. Kandidati duhet të paraqesë zyrtarisht, brënda datës 17.10.2022, me postë në adresën Këshilli i Lartë Gjyqësor, adresa; Rruga: “Ana Komnena”, godina Poli i Drejtësisë, Tiranë, ose elektronikisht në adresën [email protected], kopje të dokumenteve të mëposhtëm:

  • Kërkesë motivimi për aplikim në vendin e punës që konkurron;
  • Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun: http://www.dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/60-jeteshkrimi-standard
  • Fotokopje të diplomës dhe listës së notave (për diplomat jashtë vendit, të përcillet njehsimi nga MAS);
  • Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  • Fotokopje të çertifikatave të kualifikimit;
  • Vetëdeklarim për vërtetimin e gjendjes gjyqësore, sipas linkut https://www.drejtesia.gov.al/wp-content/uploads/2018/10/formulari-i-vetdeklarimit_gjendja-gjyqesore.pdf
  • Vërtetim nga gjykata dhe prokuroria;
  • Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
  • Dokumentacion tjetër, mbi trajnimet, kualifikimet (nëse ka);
  • Dëshmi të njohurive të gjuhës së huaj (me dokument);
  • Fotokopje e kartës së identitetit/pasaport;
  • Kontaktet (numër telefoni dhe adresë email) dhe adresën e plotë të vendqëndrimit.

Mosparaqitja e plotë e dokumentave të listuara më sipër, sjell skualifikimin e kandidatit.

II.4. Konkurimi është i hapur për kandidatët nga jashtë shërbimit civil me të paktën 1 (një) vit eksperiencë pune në profesion, që plotësojnë kushtet e përgjithshme dhe kërkesat e veçanta për vendin e lirë.

II.4.1. Verifikimi paraprak, i përmbushjes së kushteve të përgjithshme dhe kërkesave të veçanta, në shpalljen për konkurim, për procedurën e pranimit nga jashtë shërbimit civil, do të kryhet brenda datës 02.11.2022, dhe brenda ditës do të shpallet lista e kandidatëve që plotësojnë kushtet e përgjithshme dhe kërkesat e veçanta, përcaktuar në shpallje.

II.4.2. Kandidatët që plotësojnë kushtet minimale edhe kërkesat e posaçme në shpalljen, do të marrin informacion në faqen zyrtare të internetit të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe portalin e Shërbimi Kombëtar i Punësimit, duke filluar nga data 02.11.2022, për fazat e mëtejshme që i përkasin kësaj procedure konkurrimi:

  • Për verifikimin paraprak.
  • Për datë, orën dhe vendin e zhvillimit të testimit me shkrim dhe intervistës.
  • Për mënyrën e vlerësimit të kandidatëve konkurues.
  • Për datën e daljes së rezultateve.

II.4.3. Fusha e njohurive, ku do të vlerësohen njohuritë, aftësitë dhe cilësitë janë:

II.4.3.a. Kandidatët në testimin me shkrim, do të vlerësohen në lidhje me njohuritë mbi;

  • Ligjin nr. 8417, datë 21.10.1998, “Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar;
  • Ligjin nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, i ndryshuar;
  • Ligjin nr. 98/2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar;
  • Ligjin nr. 96/2016 “ Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve të RSH”, i ndryshuar;
  • Ligjin nr. 152/2013 “Për nëpunësit civil”, i ndryshuar dhe akteve nënligjore të dala në zbatim të tij;
  • Ligjin nr. 7850, datë 29.07.1994 “Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar;
  • Ligjin nr. 44/2015, “Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë”;
  • Ligjin nr. 9131, datë 08.09.2003 “Për rregullat etike në administratën publike”.

II.4.3.b. Kandidatët në intervistën e strukturuar me gojë do të vlerësohen, në lidhje me njohuritë mbi; bazën ligjore të sipërcituar, si dhe njohuritë, aftësitë, kompetencat mbi përshkrimin e pozicionit të punës, përvojën në punë, motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

II.4.4. Vlerësimi i kandidatëve do të bëhet në lidhje me:

  • Vlerësimin e testimit me shkrim, deri në 60 pikë,
  • Vlerësimi i intervistës së strukturuar me gojë, që konsiston në njohuritë, aftësitë, kompetencat për përshkrimin e pozicionit të punës, përvojën në punë motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën, deri 25 pikë,
  • Jetëshkrimin, që konsiston në arsimimin, përvojën në punë, trajnimet apo kualifikimet, të lidhura me fushën, deri 15 pikë.

Mënyra e vlerësimit do kryhet sipas VKM nr. 243, datë 18.3.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar dhe Udhëzimit nr. 2, datë 27.3.2015, “Për procesin e plotësimit të vendeve të lira në shërbimin civil nëpërmjet procedurës së lëvizjes paralele dhe ngritjes në detyrë, për kategorinë e mesëm dhe të ulët drejtuese dhe pranimin në shërbimin civil, në kategorinë ekzekutive nëpërmjet konkurrimit të hapur” të DAP-it.

II.5. Data e daljes së rezultateve të konkurrimit dhe mënyra e komunikimit;

II.5.1. Data e daljes së rezultateve, të gjithë kandidatët pjesëmarrës do të njihen me to duke vizituar faqen zyrtare të internetit, të Këshillit të Lartë Gjyqësor, nga data 02.11.2022.

II.5.2. Njoftimi dhe komunikimi me kandidatët do të jetë nëpërmjet telefonit dhe adresës së email të kandidatit.

II.5.3. Të gjithë kandidatët që aplikojnë për konkurrimin nëpërmjet procedurës së pranimit në shërbimin civil, do të marrin informacion në faqen zyrtare të internetit të Këshillit të Lartë Gjyqësor, duke filluar nga data 02.11.2022, për fazat e mëtejshme që i përkasin kësaj procedure konkurimi.

 

Tiranë, më datë 29.09.2022

 

Njoftim mbi rezultatet e verifikimit paraprak për lëvizje paralele në kategorinë ekzekutive.

Bazuar në ligjin nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, neni 25 dhe VKM nr. 243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar, kreu VII, pika 9, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të lëvizjes paralele dhe kërkesave të veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurim, për pozicionin Specialist, Sektori i Statistikave dhe Arkivës Gjyqësore (kategoria ekzekutive, III-b), në Drejtorinë e Organizimit të Gjykatave dhe Standardeve, në Departamentin e Administrimit të Gjykatave dhe Teknologjisë së Informacionit, pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor, ju njoftojmë se:

-Kandidati i kualifikuar për të vazhduar konkurimin sipas procedurës së lëvizjes paralele, është:

– Julian Uzeir,

Intervista e strukturuar me gojë, do të zhvillohet më datë 21.10.2022, ora 11.00, pranë ambienteve të Këshillit të Lartë Gjyqësor.

 

Tiranë, më datë 14.10.2022

Njoftim mbi rezultatet e konkurrimit sipas procedurës së lëvizjes paralale në kategorinë e ekzekutive.

Bazuar në ligjin nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, neni 25 dhe VKM nr. 243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar, kreu VII, pika 21, në përfundim të konkurrimit sipas procedurës së lëvizjes paralele për pozicionin Specialist, Sektori i Statistikave dhe Arkivës Gjyqësore (kategoria ekzekutive, III-b), në Drejtorinë e Organizimit të Gjykatave dhe Standardeve, në Departamentin e Administrimit të Gjykatave dhe Teknologjisë së Informacionit, pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor, ju njoftojmë se;
Procedura e lëvizjes paralele mbyllet pa kandidatë të përzgjedhur fitues dhe vendi vakant është i vlefshëm për konkurimin nëpërmjet procedurës së pranimit në shërbimin civil.

 

Tiranë, më datë 25.10.2022

 

    Njoftim mbi rezultatet e verifikimit paraprak dhe vazhdimit të konkurimit sipas procedurës së pranimit në shërbim civil, për kategorinë ekzekutive.

Bazuar në ligjin nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, neni 22 dhe VKM nr. 243, datë 18.3.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar, kreu II, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve minimale dhe kërkesave të veçanta për pranimin në shërbim civil, të përcaktuara në shpalljen për konkurim, për 1 (një) vend, në pozicionin Specialist, Sektori i Statistikave dhe Arkivës Gjyqësore (kategoria ekzekutive, III-b), në Drejtorinë e Organizimit të Gjykatave dhe Standardeve, në Departamentin e Administrimit të Gjykatave dhe Teknologjisë së Informacionit, pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor, ju njoftojmë se:

– Kandidati i kualifikuar për të vazhduar konkurimin sipas procedurës së pranimit në shërbim civil, është:

1. Pamela Senka,

-Testimi me shkrim, ku do të vlerësohen njohuritë në lidhje me bazën ligjore të shpallur në fazën e parë, do të zhvillohet më datë 14.11.2022, ora 09.30, pranë ambienteve të Këshillit të Lartë Gjyqësor.
– Njoftimi dhe komunikimi me kandidatët, për rezultatin e testimit me shkrim, për procesin e vlerësimit të jetëshkrimit dhe zhvillimit të intervistës së strukturuar me gojë, do të jetë nëpërmjet adresës së email të secilit kandidat.

 

Tiranë, më datë 02.11.2022

 

Shpallje rezultatet e konkurrimit.

Bazuar në ligjin nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, neni 22 dhe VKM nr. 243, datë 18.3.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar, kreu IV, pika 20, në përfundim të konkurrimit të hapur sipas procedurës së pranimit nga jashtë shërbimit civil, për 1 (një) vend, në pozicionin Specialist, Sektori i Statistikave dhe Arkivës Gjyqësore (kategoria ekzekutive, III-b), në Drejtorinë e Organizimit të Gjykatave dhe Standardeve, në Departamentin e Administrimit të Gjykatave dhe Teknologjisë së Informacionit, pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor, ju njoftojmë, se procedura përfundon pa kandidatë të përzgjedhur fitues.

 

Tiranë, më datë 14.11.2022

Back to top