Njoftim për shtyp, datë 20 Janar 2022
Njoftim publik për hedhjen e shortit për plotësimin e vendit vakant në Kolegjin Zgjedhor Gjyqësor.
Këshilli i Lartë Gjyqësor mbështetur në nenin 146 të Kodit Zgjedhor (i ndryshuar), do të organizojë, ditën e premte, (nesër) datë 21 janar 2022, ora 11.00, pranë ambienteve të tij, në adresën Godina “Poli i Drejtësisë”, hedhjen e shortit për plotësimin e vendit vakant në Kolegjin Zgjedhor Gjyqësor.
Sa më sipër, lutemi pjesëmarrjen e përfaqësuesit të partisë tuaj, gjatë hedhjes së shortit, proces i cili do të jetë i hapur dhe në prani, të publikut, të partive politike, organizatave jofitimprurëse me veprimtari në fushën e zgjedhjeve dhe drejtësisë.