Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Njoftim për shtyp, datë 20 Janar 2022

Sot, në datën 20.01.2022, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi mbledhjen plenare të radhës, në të cilën shqyrtoi çështjet si vijon:
Këshilli miratoi listën e gjyqtarëve të cilët do të përfshihen në shortin për plotësimin e vendit vakant në Kolegjin Zgjedhor Gjyqësor, që do zhvillohet, ditën e premte, 21 janar 2022, ora 11.00, në selinë e tij, në adresën Godina “Poli i Drejtësisë”.
Lista e gjyqtarëve përbëhet nga:

1. Valbon Çekrezi
2. Enton Dhimitri
3. Arta Duka
4. Fuat Vjerdha
5. Valbona Vata
6. Vojsava Osmanaj
7. Alma Ahmeti
8. Margarita Buhali
9. Genti Dokollari
10. Rexhep Bektheshi
11. Besjana Garxenaj
12. Marsela Dervishi
13. Arnisa Këlliçi
14. Ornela Naqellari
15. Ilir Përdeda
16. Miranda Nakaj
17. Rezarta Paja (Aliu)
18. Dritan Hasani
19. Sokol Pina
20. Besmir Stroka
21. Gentian Jahjolli
22. Irida Kacerja
23. Petrit Çomo
24. Migena Laska
25. Enkel Peza
26. Elona Mihali
27. Florjan Kalaja
28. Enkelejda Metaliaj (Softa)
29. Altina Nasufi
30. Blerona Hasa
31. Klodiana Mema (Veizi)
32. Ramiz Lala
33. Adrian Shega
34. Eriol Roshi

Gjithashtu, Këshilli vendosi përsëritjen e komandimit të gjyqtares znj. Gilda Hoxha në pozicionin e nëpunësit përgjegjës për vlerësimin, në Njësinë e Vlerësimit Profesional dhe Etik të Gjyqtarëve, në Këshillin e Lartë Gjyqësor.
Në vijim, Këshilli vendosi caktimin e znj. Marçela Shehu, si relatore për zhvillimin e procedimit disiplinor nr.1/2022, të filluar nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë, në ngarkim të magjistratit {…}, me detyrë gjyqtare në Gjykatën Rrethit Gjyqësor {…}.
Pas shqyrtimit të kërkesave të ardhura prej disa gjykatave, Këshilli vendosi caktimin e gjyqtarëve për gjykimin e çështjeve të veçanta, në gjykata të ndryshme nga ajo ku ushtrojnë funksione në mënyrë të përhershme.

Back to top