Njoftim për Shtyp datë 25 Prill 2024
Sot, në datë 25.04.2024, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi Mbledhjen Plenare të radhës, në të cilën shqyrtoi çështjet si më poshtë:
Në përmbushje të detyrimit ligjor, Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi miratimin e “Raportit mbi gjendjen e sistemit gjyqësor dhe veprimtarinë e Këshillit të Lartë Gjyqësor për vitin 2023”.
Këshilli miratoi vendimin për komandimin e znj. Olta Cenaj si “ndihmësmagjistrate”, në Gjykatën e Lartë.
Gjithashtu, Këshilli vendosi verifikimin e plotësimit nga kandidatja znj. {…} të tre kritereve të kandidimit për ngritjen në detyrë në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, për pozicionin e lirë në fushën e të drejtës civile, të shpallur me vendimin nr. 245, datë 24.05.2023, të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe vijimin e procedurës së verifikimit për kriteret e tjera ligjore të kandidimit.
Këshilli miratoi vendimet përkatëse për renditjen e kandidatëve në procedurën e lëvizjes paralele në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për pozicionin e lirë në fushën e të drejtës civile të shpallur me vendimin nr. 77, datë 20.02.2024, të Këshillit të Lartë Gjyqësor, si dhe transferimin e gjyqtarit z. Besmir Stroka në procedurën e lëvizjes paralele në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.
Më tej, Këshilli miratoi vendimet përkatëse për renditjen e kandidatëve në procedurën e lëvizjes paralele në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për pozicionin e lirë në fushën e të drejtës civile, të shpallur me vendimin nr. 249 datë 24.05.2023 të Këshillit të Lartë Gjyqësor, si dhe transferimin e gjyqtarit z. Ardit Kuka në procedurën e lëvizjes paralele në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan.
Në vijim të këtij vendimi, Këshilli i Lartë Gjyqësor miratoi vendimin për përfundimin para afatit të transferimit të përkohshëm me pëlqim, për gjyqtarin z. Ardit Kuka.
Këshilli i Lartë Gjyqësor miratoi vendimin për mbarimin e statusit të magjistratit për gjyqtaren e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm {…}, znj. {…}.
Këshilli vendosi për kualifikimin dhe vijimin e procedurës së lëvizjes paralele në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, për kandidatët znj. {…}, z. {…}, znj. {…} dhe znj. {…}, për pozicionet e lira në fushën e të drejtës administrative, të shpallura me vendimet nr. 256, nr. 257 dhe nr. 258, datë 24.05.2023, të Këshillit të Lartë Gjyqësor.
Këshilli vendosi miratimin e “Rregullores për formimin profesional të nëpunësve civilë gjyqësorë” si dhe miratimin e “Planit Strategjik 2024-2025 për trajnimin fillestar dhe vazhdues të nëpunësve civilë gjyqësorë”.
Në vijim, Këshilli vendosi mbi përcaktimin e tarifave për trajnerë/ekspertë e lehtësues, që do të ofrojnë programin e formimit fillestar dhe vazhdues për nëpunësit civil gjyqësor.
Pas përcaktimit me short të relatorëve dhe nëpunësve përgjegjës për vlerësimin, Këshilli vendosi për fillimin e procedurës së vlerësimit etik dhe profesional për gjyqtarët pjesë e programit të vlerësimeve për vitin 2024.
Në përfundim dhe pas kryerjes së procedurës së shortit, Këshilli vendosi për fillimin e procedurës së përshpejtuar të detyruar të vlerësimit etik dhe profesional, viti kalendarik 2023, për gjyqtaren znj. {…}.