Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Kryetarja e Këshillit të Latë Gjyqësor, znj. Naureda Llagami, mori pjesë në mbledhjen e dytë të Bordit Drejtues të Projektit “EU4JUSTICE”, organizuar dhe bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian.

Sot më datë 22.04.2024, Kryetarja e Këshillit të Latë Gjyqësor, znj. Naureda Llagami, mori pjesë në mbledhjen e dytë të Bordit Drejtues të Projektit “EU4JUSTICE”, organizuar dhe bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian.

Krahas përfaqësuesve nga institucionet përfituese të projektit, në këtë takim mori pjesë edhe Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, z. Silvio Gonzato. Në fjalën e tij përshëndetëse, Ambasadori i BE-së mbështeti plotësisht punën e institucioneve të reja të drejtësisë duke theksuar se integrimi në BE varet shumë nga kontributi i tyre. “Drejtësia e dhënë në kohë, në mënyrë efektive dhe transparente ëshë çelësi për rikthimin e besimit të qytetarëve tek institucionet” – ishte mesazhi që përmbylli fjalën e tij.

Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, znj. Naureda Llagami falenderoi projektin për mbështetjen e dhënë përgjatë këtij viti. Ajo theksoi nevojën për një qasje sistemike në adresimin e sfidave të Këshillit në bashkëpunim të ngushtë me të gjithë aktorët dhe partnerët ndërkombëtar.

Në përmbyllje të këtij takimi, të pranishmit diskutuan rreth planit të punës të projektit për periudhën në vijim me qëllim koordinimin e tij me prioritetet e vet institucioneve.

Back to top