Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Njoftim për Shtyp datë 26 Prill 2024

Sot, në datë 26.04.2024, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi Mbledhjen Plenare të radhës, në të cilën shqyrtoi çështjet si më poshtë:

Këshilli miratoi kërkesat buxhetore për Programin Buxhetor Afatmesëm (PBA) 2025-2027, për sistemin gjyqësor, (faza e parë).

Më tej, Këshilli miratoi vendimin për caktimin e gjyqtarëve për gjykimin e çështjeve gjyqësore të veçanta në gjykatë tjetër, të ndryshme nga ajo ku ushtrojnë funksionet në mënyrë të përhershme.

Pas përcaktimit me short, Këshilli vendosi për fillimin e procedurave të përzgjedhjes të kandidatëve për lëvizje paralele në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, për pozicionet e lira të shpallura me vendimet nr. 256, 257 dhe 258 datë 24.05.2023 të Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Back to top