Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Njoftim për shtyp datë 14 Nëntor 2023

Sot, në datë 14.11.2023, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi Mbledhjen Plenare të radhës, në të cilën shqyrtoi çështjet si më poshtë:

Në përputhje me detyrimet ligjore, Këshilli miratoi listën e gjyqtarëve kandidatë për anëtarë të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, për vitin 2024.

Në kuadër të procesit të vlerësimit etik dhe profesional të gjyqtarëve, Këshilli vendosi miratimin e raporteve të vlerësimit për gjyqtarët z. {…} dhe znj. {…}, për vitin 2021.

Më tej, Këshilli vendosi miratimin e raporteve për vlerësimin etik dhe profesional, me qëllim gradimi për periudhën e vlerësimit 2013 – 2016, të gjyqtarëve z. {…}, znj. {…} dhe z. {…}.

Back to top