Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Njoftim për shtyp datë 08 Nëntor 2023

Sot, në datë 08.11.2023, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi Mbledhjen Plenare të radhës, në të cilën shqyrtoi çështjet si më poshtë:

Në kuadër të procesit të vlerësimit etik dhe profesional të gjyqtarëve, Këshilli vendosi miratimin e raporteve të vlerësimit për gjyqtarin z. {…}, për periudhën e vlerësimit 2013-2016 dhe për gjyqtaren znj. {…}, për periudhën e vlerësimit 2017-2019.
Në vijim, Këshilli i Lartë Gjyqësor miratoi vendimin për detajimin e numrit të punonjësve për vitin 2023.

Këshilli miratoi një ndryshim në udhëzimin nr. 38, datë 28.02.2019 “Për pagesat e gjyqtarëve në ditët e pushimit javor dhe festave zyrtare”.

Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi shtyrjen e shqyrtimit të projektvendimit për shqyrtimin e kërkesës së z. {…}, për ushtrimin e së drejtës për t’u caktuar në një gjykatë në nivel apeli.

Këshilli, pasi verifikoi përmbushjen e kritereve ligjore vendosi kualifikimin dhe lejimin për të marrë pjesë në provimin e vlerësimit profesional të kancelarit në detyrë të z. Donald Xhelili.

Gjithashtu, Këshilli vendosi për shtyrjen e shqyrtimit të projektvendimeve “Për kualifikimin dhe lejimin për të marrë pjesë në provimin e vlerësimit profesional të kancelares znj. {…}”/ “Për skualifikimin dhe ndërprerjen e marrëdhënies së punës të kancelares znj. {…}.”

Në kuadër të përgjegjësive që ka lidhur me rekrutimin e gjyqtarëve të rinj, Këshilli, në vijim të procedurave të verifikimit të kushteve dhe kritereve ligjore përfshirë dhe pasurinë e figurën, të kandidatëve për pranimin në formimin fillestar në Shkollën e Magjistraturës, për vitin akademik 2023-2024, profili gjyqtar, vendosi kualifikimin e 6 (gjashtë) kandidatëve:
1. Znj. Ina Hasankolli;
2. Znj. Brunilda Çoti;
3. Znj. Aurora Ndreu;
4. Znj. Alsma Shehu;
5. Z. Erjon Nebiaj;
6. Znj. Besmira Kurti.

Back to top