Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Njoftim për shtyp datë 15 Nëntor 2023

Sot, në datë 15.11.2023, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi Mbledhjen Plenare të radhës, në të cilën shqyrtoi çështjet si më poshtë:

Pas shqyrtimit të kërkesës së gjyqtares znj. {…}, Këshilli vendosi dhënien e lejes së papaguar për një afat të caktuar.

Gjithashtu, Këshilli miratoi procesverbalet e mbledhjeve të Këshillit të Lartë Gjyqësor të datave 13.09.2023, 21.09.2023 dhe 28.09.2023.

Në vijim, Këshilli vendosi për kualifikimin e znj. Suzana Cena për në formimin fillestar në Shkollën e Magjistraturës për magjistrat, profili gjyqtar, për vitin akademik 2022-2023.

Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi për skualifikimin dhe ndërprerjen e marrëdhënies së punës së kancelares në detyrë në Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm {…}, të znj. {…}.

Këshilli vendosi të shtyjë shqyrtimin e projekvendimeve “Për kualifikimin dhe lejimin për të marrë pjesë në provimin e vlerësimit profesional të kancelares në detyrë, znj. {…}” / “Për skualifikimin dhe ndërprerjen e marrëdhënies së punës së kancelares në detyrë, znj. {…}”.

Më tej, Këshilli shqyrtoi dhe vendosi për kualifikimin dhe lejimin për të marrë pjesë në provimin e vlerësimit profesional të kancelares në detyrë në Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, të znj. Armela Divija.

Në përfundim të mbledhjes, Këshilli vendosi të shtyjë shqyrtimin e projektvendimeve “Për kualifikimin / skualifikimin e kandidatit z. {…}, për në formimin fillestar në Shkollën e Magjistraturës, për magjistrat, profili gjyqtar, për vitin akademik 2021-2022”.

Back to top