Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, znj. Naureda Llagami mori pjesë në akademinë “Citizen in Charge”, që u organizua nga organizata Qëndresa Qytetare në bashkëpunim me Ambasadën Holandeze në Tiranë, në të cilën morën pjesë 30 studentë të drejtësisë, ekonomisë dhe fushave të tjera
Në datën 18.10.2023, Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, znj. Naureda Llagami mori pjesë në akademinë “Citizen in Charge”, që u organizua nga organizata Qëndresa Qytetare në bashkëpunim me Ambasadën Holandeze në Tiranë, në të cilën morën pjesë 30 studentë të drejtësisë, ekonomisë dhe fushave të tjera.
Në fokus të bashkëbisedimit me të rinjtë ishte prezantimi i veprimtarisë së Këshillit të Lartë Gjyqësor, si një nga institucionet e reja të krijuara nga reforma në drejtësi si dhe prezantimi i hartës së re gjyqësore, impakti dhe risitë që sjell ky projekt për sistemin gjyqësor.
Takimi u përmbyll me një diskutim të hapur me pyetje dhe përgjigje konkrete.