Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Njoftim për shtyp datë 12 Tetor 2023

Sot, në datë 12.10.2023, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi Mbledhjen Plenare të radhës, në të cilën shqyrtoi çështjet si më poshtë:

Këshilli i Lartë Gjyqësor, pasi shqyrtoi projektvendimin për kualifikim/skualifikimin e kandidatit {…} për në formimin fillestar në Shkollën e Magjistraturës, për magjistrat, profili gjyqtar, për vitin akademik 2021-2022, vendosi skualifikimin e tij.

Në vijim, Këshilli vendosi përfundimin e kohëzgjatjes së komandimit të gjyqtarëve znj. Engjëllushe Tahiri, znj. Lorena Çabej, znj. Enisa Shahini në pozicionet e ndihmësmagjistratëve në Gjykatën e Lartë.

Në kuadër të procesit të vlerësimit etik dhe profesional të gjyqtarëve, Këshilli vendosi miratimin e raporteve të vlerësimit për znj. {…} për periudhën 2017-2019 dhe znj. {…} për periudhën 2020-2022.

Këshilli miratoi vendimet përkatëse për caktimin në skemën e delegimit të gjyqtarëve z. Gentian Hamiti dhe znj. Nafije Hasko, si dhe caktimin e gjyqtarëve së skemës së delegimit në Gjykatën Administrative të Apelit.

Këshilli vendosi miratimin e procesverbaleve të mbledhjeve të Këshillit të Lartë Gjyqësor të datave 25.07.2023, 26.07.2023, 24.08.2023 dhe 07.09.2023.

Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi emërimin gjyqtar të 40 kandidatëve diplomuar në Shkollën e Magjistraturës për vitin akademik 2022-2023.

Back to top