Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Njoftim për shtyp datë 21 Shtator 2023

Sot, në datë 21.09.2023, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi Mbledhjen Plenare të radhës, në të cilën shqyrtoi çështjet si më poshtë:

Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi miratimin e rregullave për zgjedhjen e Kryetarit të Gjykatës së Lartë.

Në kuadër të procesit të vlerësimit etik dhe profesional të gjyqtarëve, Këshilli vendosi miratimin e raportit të vlerësimit për z. {…} për vitin 2022.

Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi hapjen e procedurës së komandimit në Zyrën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë dhe shpalljen e kërkesës për kandidatura nga radhët e gjyqtarëve.

Gjithashtu, Këshilli miratoi vendimin për përfundimin e procedurës së lëvizjes paralele në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për pozicionin e lirë në fushën e të drejtës civile, të shpallur me vendimin nr. 248, datë 24.05.2023, për kandidaten znj. Thomaidha Roça.

Këshilli miratoi vendimin për renditjen e kandidatëve në procedurën e lëvizjes paralele në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për pozicionet e lira të shpallura me vendimet nr. 248, datë 24.05.2023, nr. 250, datë 24.05.2023 dhe nr. 253, datë 24.05.2023, të Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Ndër të tjera, Këshilli miratoi vendimin për përfundimin e procedurës së ngritjes në detyrë në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, për pozicionin e lirë në fushën e të drejtës penale, të shpallur me vendimin nr. 504, datë 21.11.2022, për kandidaten znj. Matilda Llangozi.

Në respektim të dispozitave ligjore, Këshilli vendosi për transferimin e gjyqtarit z. Artan Hajredinaj në procedurën e lëvizjes paralele në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Në vijim, Këshilli miratoi vendimin për renditjen e kandidatëve në procedurën e lëvizjes paralele në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për pozicionin e lirë të shpallur me vendimin nr. 20, datë 18.01.2023 të Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Këshilli vendosi të shtyjë shqyrtimin e kërkesës së z. {…} për caktimin në pozicionin gjyqtar në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm.

Këshilli shqyrtoi dhe miratoi vendimin mbi rishpërndarjen e fondeve në grupin buxhetor Këshilli i Lartë Gjyqësor, programin 03310, shpenzime kapitale, për vitin buxhetor 2023.

Në përfundim të mbledhjes, Këshilli vendosi miratimin e procesverbaleve të mbledhjeve të Këshillit të Lartë Gjyqësor të dative 21.06.2023, 27.06.2023, 06.07.2023 dhe 13.07.2023.

Back to top