Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

N j o f t i m për shpallje konkurimi për vend të lirë pune në shërbimin civil, nëpërmjet procedurës së lëvizjes paralele dhe të ngritjes në detyrë, për kategorinë e ulët drejtuese

Bazuar në ligjin nr. 152/2013 ”Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, neni 26, VKM nr. 242, datë 18.03.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar, kreu II dhe kreu III, Këshilli i Lartë Gjyqësor, njofton shpalljen e konkurimit për vend të lirë pune në shërbimin civil, nëpërmjet procedurës së lëvizjes paralele dhe ngritjes në detyrë, për kategorinë e ulët drejtuese (të dy procedurat zhvillohen në të njëjtën kohë), si më poshtë:
– 1 (një) vend, në pozicionin Shef i Sektorit të Burimeve Njerëzore dhe Trajnimeve për Administratën (Kategoria e Ulët Drejtuese, III-1), në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore, në Departamentin e Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve Administrative, pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor.
-Përshkrimi i përgjithshëm i punës, për pozicionin Shef i Sektorit të Burimeve Njerëzore dhe Trajnimeve për Administratën, është si më poshtë:
– Menaxhon, kontrollon dhe përgjigjet nga pikëpamja organizative dhe operacionale, për të realizuar në kohë të gjitha detyrimet që rrjedhin nga aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi;
– Kontrollon dhe koordinon aktivitetin e specialistëve të Sektorit që drejton;
– Udhëheq specialistët duke dhënë mbështetjen e nevojshme dhe duke udhëzuar ata për kryerjen e detyrave të caktuara;
– Siguron bashkëpunimin e veprimtarisë së punës, si brenda Sektorit ashtu edhe me drejtoritë e tjera në Institucion dhe me homologët e saj jashtë institucionit;
– Zhvillon takime periodike me të gjithë punonjësit e sektorit për të drejtuar punën, identifikuar problemet, planifikuar aktivitetet që do të zhvillohen dhe ndarë përgjegjësitë;
– Siguron në kohë këshillim profesional, për hartimin dhe zbatimin e legjislacionit lidhur me strukturën dhe organikën e institucionit dhe përgatit raporte, analiza pune dhe informacione të ndryshme për Drejtorin e Drejtorisë;
– Ndjek dhe monitoron të gjitha procedurat e parashikuara në legjislacionin për Administratën Publike, lidhur me të drejtat dhe detyrimet që rrjedhin nga ligji “Për Statusin e Nëpunësit Civil;
– Nënshkruan korrespondencën që lidhet më anën tekniko-administrative të shqyrtimit të çështjeve të sektorit dhe mban lidhje dhe siguron një bashkëpunim të vazhdueshëm me drejtorët dhe drejtoritë e tjera në Institucion;
– Merr masa për njohjen, zbatimin dhe përmirësimin e legjislacionit që lidhet me sektorin dhe merr vendime për vlerësimin e punës së stafit, si dhe masa disiplinore nëse konstatohen shkelje të procedurave gjatë ushtrimit të detyrës ose mosrealizimit të tyre;
– Merr pjesë në hartimin e planeve strategjike apo çdo dokumenti tjetër të hartuar nga vetë institucioni apo në bashkëpunim me institucione të tjera; kur kërkohet kontributi dhe mendimi i tij;
– Merr pjesë në të gjitha procedurat apo proceset, ku legjislacioni kërkon pjesëmarrjen e këtij pozicioni;
– Raporton tek Drejtori i Drejtorisë për realizimin e detyrave funksionale dhe objektivave vjetore të shefit të sektorit, problematikën e hasur dhe rekomandon alternativa për zgjidhjen e tyre;
– Në bashkëpunim me drejtoritë e tjera përcakton kriteret themelore të çdo funksioni në përputhje me strukturën organike. Analizon postet e punës. Menaxhon dosjet e përshkrimeve të punës për pozicionet e organikës;
– Menaxhon burimet njerëzore në Institucion. Zbaton dispozitat ligjore të rekrutimit, lëvizjes paralele, ngritjes në detyrë, karrierës, vlerësimit të performancës, procedimit disiplinor, pezullimit, ndërprerjes së marrëdhënieve të punës;
– Në përputhje me Kodin e Etikës në Administratën Publike, ndjek disiplinën për kohën e punës dhe të pushimit. Në rast të shkeljeve disiplinore, përgatit procedurat, i propozon Drejtorit të Drejtorisë masat disiplinore, sipas dispozitave ligjore në fuqi;
– Jep kontribut në kuadër të drejtorisë për përmbushjen e detyrimit të KLGJ-së për verifikimin e plotësimit të kushteve dhe kritereve ligjore, plotësimin e kritereve formale të punonjësve në detyrë për pozicionin e kancelarit, këshilltarit dhe ndihmësit ligjor;
– Drejton Sektorin në lidhje me bashkëpunimin me Shkollën e Magjistraturës për trajnimin fillestar dhe vazhdues të kancelarëve, këshilltarëve dhe ndihmësve ligjor:
– verifikimin e kandidatëve që plotësojnë kriteret e përgjithshme dhe të veçanta për vendin e punës;
– përcaktimin e listës së kandidatëve që kualifikohen për të marrë pjesë në provimin e pranimit.
– Drejton punën për menaxhimin e Listës së kandidatëve fitues për kancelarë, këshilltarë dhe ndihmës ligjor, të miratuar nga Shkolla e Magjistraturës, dhe përcjelljen e saj tek instancat vendimmarrëse për emërimin e tyre;
– Ndjek Sektorin për bashkëpunimin me Shkollën e Magjistraturës për trajnimin fillestar dhe të vazhdueshëm të nëpunësve civilë gjyqësor, sipas parashikimeve të akteve ligjore;
– Ndjek operacionin e specialistëve që drejton në lidhje me:
– hartimin e rregullave më të detajuara për procedurat për lëvizjen paralele, ngritjen në detyrë, vlerësimin paraprak, krijimin, përbërjen dhe kompetencat e Komisionit të Pranimit të shërbimit civil gjyqësor, procedurën e vlerësimit dhe miratimin e tyre nga instancat vendimmarrëse;
– hartimin e rregullave të hollësishme për përmbajtjen, procedurën dhe administrimin e dosjeve të personelit, të dhënat që mbahen në to, mënyrën e mbajtjes, të hedhjes, të përditësimit dhe përdorimit të të dhënave dhe miratimin e tyre nga instancat vendimmarrëse;
– hartimin e rregullave për kriteret e vlerësimit, burimet dhe procedurën e vlerësimit të nëpunësve civil gjyqësor dhe miratimin e tyre nga instancat vendimmarrëse;
– hartimin e rregullave për pezullimin dhe efektet e pezullimit të nëpunësve civil gjyqësor sipas një kërkese të motivuar për shkak të një interesi tjetër të ligjshëm dhe miratimin e tyre nga instancat vendimmarrëse;
– hartimin e rregullave të hollësishme për procedurën për ndërprerjen e marrëdhënies në shërbimin civil gjyqësor dhe miratimin e tyre nga instancat vendimmarrëse;
– hartimin e rregullave më të detajuara për kritere të tjera që lidhen me specifikat e pozicionit të punës të nëpunësve civilë gjyqësorë, me qëllim zbatimin e unifikuar të standardeve në përputhje me legjislacionin në fuqi, dhe miratimin e tyre tek instancat vendimmarrëse.
– Brenda fushës që mbulon, ndjek detyra që nuk janë parashikuar dhe që i ngarkohen nga eprorët e drejtpërdrejtë sipas hierarkisë.

– Kushtet e përgjithshme, kandidati duhet të plotësojë të gjitha kushtet e përgjithshme për pranimin në shërbimin civil, përcaktuar në nenin 21, të ligjit nr. 152/2013 ”Për nëpunësin civil”, i ndryshuar.

I. KONKURIMI, NËPËRMJET PROCEDURËS SË LËVIZJES PARALELE.

(Kanë të drejtë të aplikojnë për këtë procedurë vetëm nëpunës civil të së njëjtës kategori, nga të gjithë institucionet pjesë e shërbimit civil).

I.1. Kushtet minimale, që kandidati duhet të plotësojë për vendin e lirë, sipas procedurës për lëvizjen paralele, janë si më poshtë:
– Të jetë nëpunës civil i konfirmuar, brenda së njëjtës (kategoria e ulët drejtuese, III-1 ose të barasvlefshme);
– Të mos ketë masë disiplinore në fuqi (dokument nga institucioni);
– Të ketë të paktën vlerësimin e fundit të rezultateve në punë, “mirë” apo “shumë mirë”;
– Të plotësojë kushtet dhe kërkesat e posaçme të përcaktuara në shpalljen për konkurim;

I.2. Kërkesat e posaçme për pozicionin Shef i Sektorit të Burimeve Njerëzore dhe Trajnimeve për Administratën, janë si më poshtë:
– Të zotërojë diplomë të nivelit Master Shkencor (ose të barazvlefshme), në Shkenca Juridike. Diploma e nivelit Bachelor, duhet të jetë e të njëjtës fushë;
– Të ketë jo më pak se 3 (tre) vite, eksperiencë pune në profesion;
– Të ketë njohuri të një gjuhe të BE (me dokument);
– Të ketë aftësi të mira profesionale, organizative, etikë të lartë, komunikimi dhe të punës në grup.

I.3. Kandidati duhet të paraqesë zyrtarisht, brenda datës 10.10.2023, me postë në adresën Këshilli i Lartë Gjyqësor, Adresa; Rruga: “Ana Komnena”, godina Poli i Drejtësisë, Tiranë, ose elektronikisht në adresën e email: burimenjerezore@klgj.al, kopje të dokumenteve të mëposhtëm:
– Kërkesë motivimi për aplikim në vendin e punës që konkurron;
– Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun: http://www.dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/60-jeteshkrimi-standard
– Fotokopje të diplomës dhe listës së notave (për diplomat jashtë vendit, të përcillet njehsimi nga MAS);
– Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
– Dokument për kategorinë në shërbimin civil (për kategorinë e ulët drejtuese, dokument nga institucioni);
– Dokument që nuk ka masë disiplinore në fuqi (dokument nga institucioni);
– Vlerësimin e fundit të rezultateve në punë (dokument i nënshkruar dhe i vulosur);
– Fotokopje të certifikatave të kualifikimit;
– Vetëdeklarim për vërtetimin e gjendjes gjyqësore, sipas linkut https://www.drejtesia.gov.al/wp-content/uploads/2018/10/formulari-i-vetdeklarimit-gjendja-gjyqesore.pdf
– Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
– Dokumentacion tjetër, mbi trajnimet, kualifikimet (nëse ka);
– Dëshmi të njohurive të një gjuhe të BE (me dokument);
– Fotokopje e kartës së identitetit/pasaportë;
– Kontaktet (numër telefoni dhe adresë email) dhe adresën e plotë të vendqëndrimit.
Mosparaqitja e plotë e dokumenteve të sipërcituara, sjell skualifikimin e kandidatit.
I.4. Konkurimi sipas procedurës së lëvizjes paralele, është i hapur për nëpunësit civil të të njëjtës kategori dhe realizohet në dy faza;
I.4.a. Verifikimi paraprak, i përmbushjes së kushteve minimale dhe kërkesave të posaçme në shpalljen për konkurim për lëvizjen paralele, do të kryhet brenda datës 12.10.2023, në ambientet e Këshillit të Lartë Gjyqësor, dhe brenda ditës do të shpallet lista e kandidatëve që plotësojnë kushtet minimale dhe kërkesat e posaçme në shpalljen për konkurim për lëvizjen paralele dhe do administrohet lista e atyre që nuk i plotësojnë kushtet minimale dhe kërkesat e posaçme.
(Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kriteret e veçanta do të njoftohen individualisht nga njësia e përgjegjëse e burimeve njerëzore, për shkaqet e moskualifikimit (nëpërmjet adresës së e-mail-it).

I.4.b. Intervista e strukturuar me gojë, për kandidatët që plotësojnë kushtet minimale dhe kërkesat e posaçme, do të zhvillohet me datë 20.10.2023, ora 11.00, në ambientet e Këshillit të Lartë Gjyqësor.
I.4.c. Fusha e njohurive, aftësitë dhe cilësitë që do të vlerësohen në intervistë janë, mbi;
– Ligjin nr. 8417, datë 21.10.1998, “Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar;
– Ligjin nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, i ndryshuar;
– Ligjin nr. 98/2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar dhe akteve nënligjore të dala në zbatim të tij;
– Ligjin nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve të RSH”, i ndryshuar dhe akteve nënligjore të dala në zbatim të tij;
– Ligjin nr. 152/2013 “Për nëpunësit civil”, i ndryshuar dhe akteve nënligjore të dala në zbatim të tij;
– Ligjin nr. 9367, datë 07.04.2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”, i ndryshuar;
– Ligjin nr. 7850, datë 29.07.1994 “Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar;
– Ligjin nr. 44/2015, “Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë”;
– Ligjin nr. 9131, datë 08.09.2003 “Për rregullat etike në administratën publike”.

I.4.d. Vlerësimi i kandidatëve do të bëhet në lidhje:
-me dokumentacionin e dorëzuar, për përvojën, trajnimet apo kualifikimet, vlerësimet individuale në punë, vlerësim i cili në total është 40 pikë.
-me njohuritë mbi legjislacionin e sipërcituar, aftësitë, kompetencës për përshkrimin e pozicionit të punës, përvojën në punë, motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën, gjatë intervistës së srukturuar me gojë, vlerësim i cili në total është 60 pikë.
Mënyra e vlerësimit do kryehet sipas VKM nr. 242, datë 18.3.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese” i ndryshuar dhe Udhëzimit nr. 2, datë 27.3.2015, “Për procesin e plotësimit të vendeve të lira në shërbimin civil nëpërmjet procedurës së lëvizjes paralele dhe ngritjes në detyrë, për kategorinë e mesëm dhe të ulët drejtuese dhe pranimin në shërbimin civil, në kategorinë ekzekutive nëpërmjet konkurimit të hapur”, të DAP-it.
I.5. Data e daljes së rezultateve do të njoftohet në faqen zyrtare të internetit të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe portalin e Shërbimit Kombëtar të Punësimit.
I.6. Njoftimi dhe komunikimi me kandidatët do të jetë nëpërmjet telefonit dhe adresës së email të kandidatit.

II. KONKURIMI, NËPËRMJET PROCEDURËS SË NGRITJES NË DETYRË

(Në rast se pozicioni i lirë i shpallur, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, nuk është plotësuar, pra rezulton i lirë, atëherë ai është i vlefshëm për konkurimin nëpërmjet procedurës së ngritjes në detyrë. Këtë informacion do ta merrni në faqen zyrtare të internetit, të Këshillit të Lartë Gjyqësor, nga data 27.10.2023).

Kanë të drejtë të aplikojnë për këtë proçedurë vetëm nëpunës civil të një kategorie paraardhëse, nga të gjithë institucionet pjesë e shërbimit civil, që plotësojnë kushtet minimale për ngritjen në detyrë dhe kërkesat e posaçme, për vendin e lirë.

II.1. Kushtet minimale, që kandidati duhet të plotësojë për vendin e lirë, sipas procedurës së ngritjes në detyrë, janë si më poshtë:
– Të jetë nëpunës civil i konfirmuar (kategoria paraardhëse), ose në pozicione të barazvlefshme me to;
– Të mos ketë masë disiplinore në fuqi (dokument nga institucioni);
– Të ketë të paktën vlerësimin e fundit të rezultateve në punë, “mirë” apo “shumë mirë”;
– Të plotësojë kushtet dhe kërkesat e posaçme të përcaktuara në shpalljen për konkurim.

II.2. Kërkesat e posaçme për pozicionin Shef i Sektorit të Burimeve Njerëzore dhe Trajnimeve për Administratën, janë si më poshtë:
– Të zotërojë diplomë të nivelit Master Shkencor (ose të barazvlefshme), në Shkenca Juridike. Diploma e nivelit Bachelor, duhet të jetë e të njëjtës fushë;
– Të ketë jo më pak se 3 (tre) vite, eksperiencë pune në profesion;
– Të jetë nëpunës civil i konfirmuar, kategoria paraardhëse (me dokument nga institucioni) ose në pozicione të barazvlefshme me to.
– Të ketë njohuri të një gjuhe të BE (me dokument);
– Të ketë aftësi të mira profesionale, organizative, etikë të lartë, komunikimi dhe të punës në grup.

II.3. Kandidati duhet të paraqesë zyrtarisht, brenda datës 17.10.2023, me postë në adresën Këshilli i Lartë Gjyqësor, adresa; Rruga: “Ana Komnena”, godina Poli i Drejtësisë, Tiranë, ose elektronikisht në adresën e email: burimenjerezore@klgj.al, kopje të dokumenteve të mëposhtëm:
– Kërkesë motivimi për aplikim në vendin e punës që konkurron;
– Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun: http://www.dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/60-jeteshkrimi-standard
– Fotokopje të diplomës dhe listës së notave (për diplomat jashtë vendit, të përcillet njehsimi nga MAS);
– Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
– Dokument për kategorinë në shërbimin civil (kategoria paraardhëse, me dokument nga institucioni);
– Dokument që nuk ka masë disiplinore në fuqi (me dokument nga institucioni);
– Vlerësimin e fundit të rezultateve në punë (dokument i nënshkruar dhe i vulosur);
– Fotokopje të certifikatave të kualifikimit;
– Vetëdeklarim për vërtetimin e gjendjes gjyqësore, sipas linkut https://www.drejtesia.gov.al/wp-content/uploads/2018/10/formulari-i-vetdeklarimit-gjendja-gjyqesore.pdf
– Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
– Dokumentacion tjetër, mbi trajnimet, kualifikimet (nëse ka);
– Dëshmi të njohurive të një gjuhe të BE (me dokument);
– Fotokopje e kartës së identitetit/pasaportë;
– Kontaktet (numër telefoni dhe adresë email) dhe adresën e plotë të vendqëndrimit.

Mosparaqitja e plotë e dokumenteve të sipërcituara, sjell skualifikimin e kandidatit.

II.4. Konkurimi sipas procedurës së ngritjes në detyrë, realizohet në dy faza:
Konkurimi është i hapur për nëpunësit civil (kategoria paraardhëse, ose në pozicione të barazvlefshme me to), që kanë të paktën 3 (tre) vjet eksperiencë punë në profesion dhe që plotësojnë kushtet minimale dhe kërkesat e posaçme për vendin e lirë të shpallur.
II.4.a. Verifikimi paraprak, i përmbushjes së kushteve të përgjithshme dhe kërkesave të veçanta, në shpalljen për konkurim, për procedurën e ngritjes në detyrë, do të kryhet brenda datës 27.10.2023, dhe brenda ditës do të shpallet lista e kandidatëve që plotësojnë kushtet e përgjithshme dhe kërkesat e veçanta, përcaktuar në shpallje.
II.4.b. Kandidatët që plotësojnë kushtet minimale dhe kërkesat e posaçme në shpallje, do të marrin informacion në faqen zyrtare të internetit të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe portalin e Shërbimit Kombëtar të Punësimit, duke filluar nga data 27.10.2023, për fazat e mëtejshme që i përkasin kësaj procedure konkurimi:
– Për verifikimin paraprak.
– Për datë, orën dhe vendin e zhvillimit të testimit me shkrim dhe intervistës.
– Për mënyrën e vlerësimit të kandidatëve konkurues.
– Për datën e daljes së rezultateve.

II.4.c. -Fusha e njohurive, ku do të vlerësohen njohuritë, aftësitë dhe cilësitë që janë:

-Kandidatët në testimin me shkrim, do të vlerësohen në lidhje me njohuritë mbi;
– Ligjin nr. 8417, datë 21.10.1998, “Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar;
– Ligjin nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, i ndryshuar;
– Ligjin nr. 98/2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar dhe akteve nënligjore të dala në zbatim të tij;
– Ligjin nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve të RSH”, i ndryshuar dhe akteve nënligjore të dala në zbatim të tij;
– Ligjin nr. 152/2013 “Për nëpunësit civil”, i ndryshuar dhe akteve nënligjore të dala në zbatim të tij;
– Ligjin nr. 9367, datë 07.04.2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”, i ndryshuar;
– Ligjin nr. 7850, datë 29.07.1994 “Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar;
– Ligjin nr. 44/2015, “Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë”;
– Ligjin nr. 9131, datë 08.09.2003 “Për rregullat etike në administratën publike”.
-Kandidatët në intervistën e strukturuar me gojë do të vlerësohen, në lidhje me njohuritë mbi; bazën ligjore të sipërcituar, si dhe njohuritë, aftësitë, kompetencat mbi përshkrimin e pozicionit të punës, përvojën në punë, motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.
II.4.d. Vlerësimi i kandidatëve do të bëhet në lidhje me:
– Jetëshkrimin, që konsiston në arsimimin, përvojën në punë, trajnimet apo kualifikimet, të lidhura me fushën, deri 20 pikë.
– Vlerësimin e testimit me shkrim, deri në 40 pikë.
– Vlerësimi i intervistës së strukturuar me gojë, që konsiston në motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën, deri 40 pikë.

Mënyra e vlerësimit do kryehet sipas VKM nr. 242, datë 18.3.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese” i ndryshuar dhe Udhëzimit nr. 2, datë 27.3.2015, “Për procesin e plotësimit të vendeve të lira në shërbimin civil nëpërmjet procedurës së lëvizjes paralele dhe ngritjes në detyrë, për kategorinë e mesëm dhe të ulët drejtuese dhe pranimin në shërbimin civil, në kategorinë ekzekutive nëpërmjet konkurimit të hapur”, të DAP-it.
II.5. Data e daljes së rezultateve të konkurimit dhe mënyra e komunikimit;
II.5.a -Data e daljes së rezultateve, të gjithë kandidatët pjesëmarrës do të njihen me to duke vizituar faqen zyrtare të internetit, të Këshillit të Lartë Gjyqësor, nga data 27.10.2023.

II.5.b -Njoftimi dhe komunikimi me kandidatët do të jetë nëpërmjet telefonit dhe adresës së email të kandidatit.

II.5.c -Të gjithë kandidatët që aplikojnë për konkurimin nëpërmjet procedurës së ngritjes në detyrë, do të marrin informacion në faqen zyrtare të internetit të Këshillit të Lartë Gjyqësor, duke filluar nga data 27.10.2023, për fazat e mëtejshme që i përkasin kësaj procedure konkurimi.

Tiranë, më datë 29.09. 2023

 

 Njoftim mbi rezultatet e verifikimit paraprak për lëvizje paralele në kategorinë e ulët drejtuese.

Bazuar në ligjin nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, neni 26 dhe VKM nr. 242, datë 18.3.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar, kreu II, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të lëvizjes paralele dhe kërkesave të veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurim, ju njoftojmë se për pozicionin:
– Shef i Sektorit të Burimeve Njerëzore dhe Trajnimeve për Administratën (Kategoria e Ulët Drejtuese, III-1), në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore, në Departamentin e Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve Administrative, pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor.
Procedura e lëvizjes paralele mbyllet pa kandidatë të kualifikuar dhe vendi vakant është i vlefshëm për konkurim nëpërmjet procedurës së ngritjes në detyrë.
Duke ju falenderuar për mirëkuptimin.

Tiranë, më datë 12.10. 2023

Njoftim mbi rezultatet e verifikimit paraprak dhe vazhdimit të konkurimit sipas procedurës së ngritjes në detyrë, për kategorinë e ulët drejtuese.

Bazuar në ligjin nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, neni 26 dhe VKM nr. 242, datë 18.3.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar, kreu III, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve minimale dhe kërkesave të veçanta sipas procedurës së ngritjes në detyrë, të përcaktuara në shpalljen për konkurim, për pozicionin Shef i Sektorit të Burimeve Njerëzore dhe Trajnimeve për Administratën (Kategoria e Ulët Drejtuese, III-1), në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore, në Departamentin e Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve Administrative, pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor, ju njoftojmë se:
– Kandidati i kualifikuar për të vazhduar konkurimin sipas procedurës së ngritjes në detyrë, është:

– Grid Marku,

– Testimi me shkrim, ku do të vlerësohen njohuritë në lidhje me bazën ligjore të shpallur në fazën e parë, do të zhvillohet më datë 08.11.2023, ora 09.30, pranë ambienteve të Këshillit të Lartë Gjyqësor.
– Në të njëjtën ditë, më datë 08.11.2023, pranë ambienteve të Këshillit të Lartë Gjyqësor, pas zhvillimit të testimit me shkrim, do të zhvillohet intervista e strukturuar me gojë, ku do të vlerësohen njohuritë mbi; bazën ligjore të shpallur, aftësitë, kompetencat mbi përshkrimin e pozicionit të punës, përvojën në punë, motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

Tiranë, më datë 27.10. 2023

Njoftim për shpallje listën fituese,

Në zbatim të ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, VKM nr. 242, datë 18.3.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar, Kreu III, pika 36 dhe 39, në përfundim të konkurrimit të hapur sipas procedurës së ngritjes në detyrë, për 1 (një) vend, në pozicionin Shef i Sektorit të Burimeve Njerëzore dhe Trajnimeve për Administratën (Kategoria e Ulët Drejtuese, III-1), në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore, në Departamentin e Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve Administrative, pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor, ju dërgojmë për publikim, listën fituese si më poshtë:

1. Grid Marku 73.80 pikë,

Tiranë, më datë  14.11. 2023

Back to top