Njoftim për shtyp, datë 24 Korrik 2023
Sot, në datë 24.07.2023, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi Mbledhjen Plenare të radhës, në të cilën shqyrtoi çështjet si më poshtë:
Këshilli miratoi një ndryshim në vendimin nr. 157, datë 20.04.2022 “Për miratimin e strukturës organizative të administratës së Këshillit të Lartë Gjyqësor”, i ndryshuar, si dhe miratoi vendimin për strukturën dhe nivelin e pagave për administratën gjyqësore.
Këshilli i Lartë Gjyqësor miratoi formularët standard të regjistrit elektronik të organizatave jofitimprurëse.
Më tej, Këshilli miratoi vendimin mbi shpërndarjen e aktiveve (pajisjeve elektronike dhe aseteve të ndryshme software), në gjykatat e të tre niveleve.
Gjithashtu, Këshilli miratoi vendimin mbi ndryshimin e destinacionit dhe transferimin e fondeve në programin 03310, shpenzime kapitale, për vitin buxhetor 2023.
Këshilli miratoi vendimet për kualifikimin dhe vijimin e procedurës së lëvizjes paralele në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për kandidatët:
• Znj. Amarilda Sulaj, për pozicionet e lira në fushën e të drejtës civile, të shpallura me vendimin nr. 14 dhe nr. 15, datë 18.01.2023, të Këshillit të Lartë Gjyqësor;
• Z. Ervin Sulaj, për pozicionin e lirë në fushën e të drejtës civile, të shpallur me vendimin nr. 19, datë 18.01.2023, të Këshillit të Lartë Gjyqësor.
Në vijm, Këshilli miratoi vendimet për kualifikimin dhe vijimin e procedurës së lëvizjes paralele në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për kandidatët:
• Z. Artur Prenga, për pozicionin e lirë në fushën e të drejtës civile, të shpallur me vendimin nr. 248 dhe nr. 251, datë 24.05.2023 të Këshillit të Lartë Gjyqësor;
• Znj. Thomaidha Roça, për pozicionin e lirë në fushën e të drejtës civile, të shpallur me vendimin nr. 248 datë 24.05.2023, dhe për pozicionin e lirë në fushën e të drejtës penale, të shpallur me vendimin nr. 253, datë 24.05.2023 të Këshillit të Lartë Gjyqësor;
• Z. Gjergji Baçi, për pozicionin e lirë në fushën e të drejtës civile, të shpallur me vendimin nr. 248 dhe nr. 251, datë 24.05.2023 të Këshillit të Lartë Gjyqësor.
Në respektim të dispozitave ligjore, Këshilli vendosi për transferimin e gjyqtarëve z. Edvan Veçani dhe znj. Esmeralda Xhili, për shkak të lëvizjes paralele në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.
Në vijim të këtyre vendimeve, Këshilli i Lartë Gjyqësor miratoi vendimet përkatëse për përfundimin përpara afatit të transferimit të përkohshëm me pëlqim për gjyqtarët z. Edvan Veçani dhe znj. Esmeralda Xhili.
Në përfundim, Këshilli vendosi për miratimin e pensionit të parakohshëm dhe mbarimin e statusit të magjistratit për z. Murat Lleshi, gjyqtar pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër.