Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Njoftim për shtyp, datë 19 Korrik 2023

Sot, në datë 19.07.2023, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi Mbledhjen Plenare të radhës, në të cilën shqyrtoi çështjet si më poshtë:

Në vijim të shqyrtimit në seancë dëgjimore publike të kërkesave së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, për fillimin e procedimeve disiplinore nr. 3/2022; nr. 1/2023 dhe nr. 2/2023 në ngarkim të magjistratit {…}, me detyrë gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor {…}, Këshilli vendosi pezullimin procedimeve disiplinore për një afat kohor 1 vjeçar.

Në kuadër të procesit të vlerësimit etik dhe profesional të gjyqtarëve, Këshilli vendosi miratimin e raporteve të vlerësimit për znj. {…} për periudhën 2017-2019 dhe për znj. {…} për vitin 2022.

Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi shtyrjen e shqyrtimit të projektvendimit për miratimin e rregullave për zgjedhjen e Kryetarit të Gjykatës së Lartë.

Në përfundim, Këshilli miratoi procesverbalet e disa mbledhjeve plenare.

Back to top