Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Njoftim për shtyp, datë 21 Qershor 2023

Sot, në datë 21.06.2023, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi Mbledhjen Plenare të radhës, në të cilën shqyrtoi çështjet si më poshtë:

Këshilli vendosi shtyrjen e zhvillimit të seancave dëgjimore për shqyrtimin e kërkesave të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për fillimin e procedimeve disiplinore ndaj magjistratit z. {…}, me funksion gjyqtar në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm {…} dhe caktimin e seancës së radhës në datë 19.07.2023, ora 10:00.

Në vijim, Këshilli miratoi vendimet përkatëse për përfundimin e procedurës së lëvizjes paralele në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për pozicionin e lirë në fushën e të drejtës civile, të shpallur me vendimin nr. 12, datë 18.01.2023, për kandidaten znj. Nertila Kape dhe për pozicionin e lirë në fushën e të drejtës civile, të shpallur me vendimin nr. 19 datë 18.01.2023, për kandidatin z. Gentian Marku, për shkak të tërheqjes së tyre nga kandidimi.

Gjithashtu, Këshilli miratoi vendimet për kualifikimin e kandidatëve dhe vijimin e procedurës së lëvizjes paralele në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për:

• Z. Olti Skrame, për pozicionin e lirë në fushën e të drejtës civile, të shpallur me vendimin nr. 23, datë 18.01.2023 të Këshillit të Lartë Gjyqësor;

• Znj. Suela Xhani, për pozicionin e lirë në fushën e të drejtës civile, të shpallur me vendimin nr. 22, datë 18.01.2023 të Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Në përputhje me dispozitat ligjore përkatëse, pas procedurës të shortit, Këshilli miratoi vendimin për fillimin e procedurës së përzgjedhjes për ngritjen në detyrë në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, për pozicionet e lira në fushën e së drejtës penale të shpallura me vendimet nr. 502, nr. 503 dhe nr. 504 datë 21.11.2022 të Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Në kuadër të procesit të vlerësimit etik dhe profesional të gjyqtarëve, Këshilli vendosi miratimin e raportit të vlerësimit për znj. {…}, për periudhën 2017-2019.

Në përfundim, Këshilli vendosi për kualifikimin e kandidates znj. Marinela Osmani dhe vijimin e procedurave të ngritjes në detyrë në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, për pozicionin e lirë në fushën e të drejtës penale, të shpallur me vendimin nr. 502, datë 21.11.2022 të Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Back to top