Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Këshilli i Lartë Gjyqësor, me mbështetjen e prezencës së Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në Shqipëri, organizoi një takim rajonal në kuadër të zbatimit të Planit të Komunikimit për Gjykatat

Sot në datën 16.06.2023, Këshilli i Lartë Gjyqësor, me mbështetjen e prezencës së Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në Shqipëri, organizoi një takim rajonal në kuadër të zbatimit të Planit të Komunikimit për Gjykatat.

Në këtë takim ishin të pranishëm znj. Marçela Shehu anëtare e Këshillit të Lartë Gjyqësor, e caktuar për Marrëdhëniet me Median dhe Publikun, z. Cailean Maclean shef i Departamentit Ligjor dhe të Drejtave të Njeriut pranë OSBE, gjyqtarë të caktuar për mediat, përfaqësues të shoqërisë civile, përfaqësues të mediave si dhe përfaqësues nga bota akademike.

Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi rreth pritshmërive që ka media dhe shoqëria civile për marrëdhenien e ndërveprimit dhe të komunikimit me gjykatat.

Back to top