Njoftim për shtyp, datë 5 Prill 2023
Sot, në datë 05.04.2023, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi Mbledhjen Plenare të radhës në të cilën shqyrtoi çështjet si më poshtë:
Këshilli vendosi të shtyjë seancën dëgjimore për shqyrtimin e kërkesës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për fillimin e procedimit disiplinor ndaj magjistratit z. {…}, me funksion gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor {…} dhe të caktojë seancën e radhës në datën 08.05.2023.
Gjithashtu, Këshilli vendosi të shtyjë për datën 08.05.2023 zhvillimin e seancës dëgjimore për shqyrtimin e kërkesës të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për fillimin e procedimit disiplinor nr. 1/2023, ndaj magjistratit z. {…}, me funksion gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor {…}, si dhe kërkesës për fillimin e procedimit disiplinor nr. 2/2023, ndaj magjistratit z. {…}, me funksion gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor {…}.
Ndër të tjera, Këshilli vendosi të miratojë rregullat e vlerësimit etik dhe profesional të gjyqtarëve të komanduar në Këshillin e Lartë Gjyqësor.
Në përfundim, pas shqyrtimit të kërkesave të ardhura prej gjykatave, Këshilli vendosi caktimin e gjyqtarëve për gjykimin e çështjeve të veçanta, në gjykata të ndryshme nga ajo ku ushtrojnë funksionet në mënyrë të përhershme.