Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Njoftim për shtyp, datë 4 Prill 2023

Sot, në datë 04.04.2023, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi Mbledhjen Plenare të radhës në të cilën shqyrtoi çështjet si më poshtë:

Këshilli vendosi miratimin e listave emërore të kandidatëve që plotësojnë si dhe të atyre që nuk plotësojnë kriteret për të marrë pjesë në provimin e pranimit në Programin e Formimit Fillestar në Shkollën e Magjistraturës, për vitin akademik 2023-2024, për ndihmës ligjorë.

Në vijim, Këshilli vendosi miratimin e “Komente dhe sugjerime mbi rezultatet e vlerësimit paraprak nga Shkolla e Magjistraturës të kandidateve që kanë aplikuar për pranimin në formimin fillestar për magjistrat, profili gjyqtar, për vitin akademik 2023-2024”.

Back to top