Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Këshilli i Lartë Gjyqësor, me mbështetjen e projektit “Forcimi i Cilësisë dhe Efikasitetit të Drejtësisë në Shqipëri” (SEJ IV), i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Këshilli Evropës dhe i zbatuar nga Këshilli i Evropës, zhvilloi trajnimin me temë “Komunikimi gjyqësor me median dhe publikun”.

Sot, në datën 30.03.2023, Këshilli i Lartë Gjyqësor, me mbështetjen e projektit “Forcimi i Cilësisë dhe Efikasitetit të Drejtësisë në Shqipëri” (SEJ IV), i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Këshilli Evropës dhe i zbatuar nga Këshilli i Evropës, zhvilloi trajnimin me temë “Komunikimi gjyqësor me median dhe publikun”.

Në këtë trajnim ishin të pranishëm znj. Marçela Shehu anëtare e Këshillit të Lartë Gjyqësor e caktuar për Marrëdhëniet me Median dhe Publikun, znj. Laurela Muca menaxhere e SEJ IV, z. Pierre Cornu dhe z. Jasa Vrabec ekspertë ndërkombëtarë të CEPEJ, z. Erion Fejzulla ekspert vendor i CEPEJ si dhe gjyqtarët e caktuar për mediat.

Gjatë takimit u prezantua Udhëzuesi i Komunikimit Gjyqësor të CEPEJ, përvoja sllovene lidhur me komunikimin më të mirë me përdoruesit e gjykatave si një mjet për të rritur efikasitetin e gjykatave dhe besimin në gjyqësor si dhe përvoja e komunikimit gjyqësor në Shqipëri.

Në përfundim të takimit, të pranishmit diskutuan rreth bashkëpunimit të mëtejshëm në lidhje me zbatimin e Planit të Komunikimit për Gjykatat.

Back to top