Njoftim për shtyp, datë 26 Prill 2023
Sot, në datë 26.04.2023, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi Mbledhjen Plenare të radhës, në të cilën shqyrtoi çështjet si më poshtë:
Në zbatim të “Hartës së Re Gjyqësore” për fazën e dytë të riorganizimit të gjykatave të shkallës së parë të juridiksionit të përgjithshëm, Këshilli miratoi vendimet për transferimin e:
• Kancelarit në detyrë në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Mat, në mënyrë të përheshme në pozicionin e kancelarit në detyrë në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër;
• Kancelarit në detyrë në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tropojë, në mënyrë të përheshme në pozicionin e kancelarit në detyrë në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës;
• Kancelarit në detyrë në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Pukë, në mënyrë të përheshme në pozicionin e kancelarit në detyrë në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër;
• Kancelarit në detyrë në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Lushjë, në mënyrë të përheshme në pozicionin e kancelarit në detyrë në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat;
• Kancelarit në detyrë në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Përmet, në mënyrë të përheshme në pozicionin e Shef Sektori, Sektori i Kordinimit të Zyrës së Shërbimit dhe Protokoll/Arkivë në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm;
• Kancelarit në detyrë në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Krujë, në mënyrë të përhershme në pozicionin Shef Sektori, Sektori i Burimeve Njerëzore, Shërbimeve Mbështetëse dhe Prokurimeve, në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë;
• Kancelarit në detyrë në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kavajë, në mënyrë të përhershme në pozicionin e Kryesekretares, në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.
Në përmbushje të detyrimit ligjor, Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi miratimin e “Raportit mbi gjendjen e sistemit gjyqësor dhe veprimtarinë e Këshillit të Lartë Gjyqësor për vitin 2022”.
Gjithashtu, Këshilli vendosi miratimin e kërkesave buxhetore për programin buxhetor afatmesëm 2024-2026 (PBA 24-26), për sistemin gjyqësor, (faza e parë).
Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi caktimin e seancës dëgjimore në datën 11 maj 2023, për shqyrtimin e kërkesës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për fillimin e procedimit disiplinor ndaj magjistratëve, z. {…} dhe z. {…}, me funksion gjyqtarë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor {…}.
Ndër të tjera, Këshilli miratoi vendimet për kualifikimin e kandidatëve:
• Z. Taulant Banushi, për pozicionin e lirë në fushën e të drejtës civile, të shpallur me vendimin nr. 14, datë 18.01.2023, të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe vijimin e procedurës së lëvizjes paralele në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë;
• Z. Artan Hajredinaj për pozicionin e lirë në fushën e të drejtës civile, të shpallur me vendimin nr. 12, nr.13 dhe nr.15, datë 18.01.2023, të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe vijimin e procedurës së lëvizjes paralele në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë;
• Z. Aurel Arapi për pozicionin e lirë në fushën e të drejtës civile, të shpallur me vendimin nr. 11 dhe nr.24, datë 18.01.2023, të Këshillit të Lartë Gjyqësor, dhe vijimin e procedurës së lëvizjes paralele në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë/Durrës;
• Znj. Esmeralda Xhili, për pozicionin e lirë në fushën e të drejtës civile, të shpallur me vendimin nr. 13 dhe nr.17, datë 18.01.2023, të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe vijimin e procedurës së lëvizjes paralele në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Në vijim të mbledhjes, Këshilli miratoi vendimet për verifikimin e plotësimit të kritereve ligjore të kandidimit, për ngritjen në detyrë në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe vijimin e procedurës së verifikimit për kriteret e tjera ligjore të kandidimit, për:
• Znj. Diamela Goxha, për pozicionin e lirë të shpallur me vendimin nr. 500, datë 21.11.2022, të Këshillit të Lartë Gjyqësor;
• Z. Paulin Çera, për pozicionet e lira të shpallura me vendimet nr. 500 dhe nr. 501, datë 21.11.2022 të Këshillit të Lartë Gjyqësor.
Po kështu, Këshilli miratoi vendimet për verifikimin e plotësimit të tre kritereve të kandidimit për ngritjen në detyrë në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm dhe vijimin e procedurës së verifikimit për kriteret e tjera ligjore të kandidimit, për:
• Znj. Matilda Llangozi, për pozicionin e lirë në fushën e të drejtës penale, të shpallur me vendimin nr. 504 datë 21.11.2022, të Këshillit të Lartë Gjyqësor;
• Znj. Olkeda Lice, për pozicionet e lira në fushën e të drejtës penale, të shpallura me vendimet nr. 503 dhe nr. 504 datë 21.11.2022, të Këshillit të Lartë Gjyqësor;
• Z. Paulin Çera, për pozicionin e lirë në fushën e të drejtës penale të shpallur me vendimin nr. 502, datë 21.11.2022 të Këshillit të Lartë Gjyqësor;
• Znj. Adelajda Gjuzi për pozicionet e lira në fushën e të drejtës penale, të shpallura me vendimet nr. 502 dhe nr. 504 datë 21.11.2022, të Këshillit të Lartë Gjyqësor;
• Z. Artan Jahollari për pozicionin e lirë në fushën e të drejtës penale, të shpallur me vendimin nr. 502 datë 21.11.2022, të Këshillit të Lartë Gjyqësor.
Këshilli vendosi për mosfillimin e procedurës së vlerësimit etik dhe profesional me qëllim përcaktimin e nivelit të vlerësimit (gradimin), për periudhën e vlerësimit 2013-2016, për gjyqtarin z. {…}.
Në përfundim, pas shqyrtimit të kërkesave të ardhura prej disa gjykatave, Këshilli vendosi caktimin e gjyqtarëve për gjykimin e çështjeve të veçanta, në gjykata të ndryshme nga ajo ku ushtrojnë funksionin në mënyrë të përhershme.