Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Njoftim për shtyp, datë 25 Prill 2023

Sot, në datë 25.04.2023, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi Mbledhjen Plenare të radhës, në të cilën shqyrtoi çështjet si më poshtë:

Këshilli miratoi vendimet për fillimin e procedurës së vlerësimit etik dhe profesional të gjyqtarëve të komanduar në Këshillin e Lartë Gjyqësor për znj. {…}, për periudhën e vlerësimit 01.01.2019 – 07.02.2020; znj. {…}, për periudhën e vlerësimit 01.01.2019 – 15.04.2021 dhe z. {…}, për periudhën e vlerësimit 01.01.2019 – 01.06.2020.

Me tej, Këshilli miratoi vendimet për verifikimin e plotësimit të tre kritereve të kandidimit, për ngritjen në detyrë në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm dhe vijimin e procedurës së verifikimit për kriteret e tjera ligjore të kandidimit, për:

• Znj. Esmeralda Xhili, për pozicionin e lirë në fushën e të drejtës penale, të shpallur me vendimin nr. 504, datë 21.11.2022 të Këshillit të Lartë Gjyqësor;

• Znj. Engjëllushe Tahiri për pozicionet e lira në fushën e të drejtës penale, të shpallur me vendimet nr. 502 dhe nr. 503, datë 21.11.2022 të Këshillit të Lartë Gjyqësor;

• Z. Ardit Mustafaj, për pozicionet e lira në fushën e të drejtës penale, të shpallur me vendimet nr. 502, nr. 503 dhe nr. 504, datë 21.11.2022, të Këshillit të Lartë Gjyqësor;

• Z. Niko Rapi, për pozicionet e lira në fushën e të drejtës penale, të shpallur me vendimet nr. 502, nr. 503 dhe nr. 504, datë 21.11.2022, të Këshillit të Lartë Gjyqësor;

• Z. Artan Çupi për pozicionin e lirë në fushën e të drejtës penale, të shpallur me vendimin nr. 502 datë 21.11.2022, të Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Gjithashtu, Këshilli miratoi vendimet për kualifikimin e kandidatëve dhe vijimin e procedurës së lëvizjes paralele në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për:

• Znj. Olkeda Lice, për pozicionin e lirë në fushën e të drejtës civile, të shpallur me vendimin nr. 15, datë 18.01.2023 të Këshillit të Lartë Gjyqësor;

• Znj. Matilda Llangozi, për pozicionet e lira në fushën e të drejtës civile, të shpallur me vendimet nr. 12 dhe nr. 20 datë 18.01.2023 të Këshillit të Lartë Gjyqësor;

• Z. Artan Çupi, për pozicionet e lira në fushën e të drejtës civile, të shpallur me vendimet nr. 11 dhe nr. 12 datë 18.01.2023 të Këshillit të Lartë Gjyqësor;

• Znj. Nertila Kape, për pozicionet e lira në fushën e të drejtës civile, të shpallur me vendimet nr. 12, nr. 17, dhe nr. 20, datë 18.01.2023, të Këshillit të Lartë Gjyqësor;

• Z. Edvan Veçani, për pozicionet e lira në fushën e të drejtës civile, të shpallur me vendimet nr. 16 dhe nr. 18, datë 18.01.2023, të Këshillit të Lartë Gjyqësor;

• Znj. Adelajda Gjuzi, për pozicionin e lirë në fushën e të drejtës civile, të shpallur me vendimin, nr. 18, datë 18.01.2023, të Këshillit të Lartë Gjyqësor;

• Z. Gentian Marku, për pozicionet e lira në fushën e të drejtës civile, të shpallur me vendimet nr. 18, nr. 19 dhe nr. 20, datë 18.01.2023, të Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Në përfundim të mbledhjes, Këshilli miratoi vendimin për përfundimin e procedurës së lëvizjes paralele në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për pozicionet e lira në fushën e të drejtës civile, të shpallur me vendimet nr. 11, nr. 12 dhe nr. 13, datë 18.01.2023, për kandidatin z. Vladimir Skënderi.

Back to top