Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Këshilli i Lartë Gjyqësor, me mbështetjen e projektit MATRA “Open Court Through Press Judges” të implementuar nga INFOÇIP, zhvilloi tryezën e dytë të bashkëbisedimit mbi konsultimin e “Projektudhëzuesit standard të marrëdhënies së gjykatës me publikun dhe median”

Sot në datën 18.04.2023, Këshilli i Lartë Gjyqësor, me mbështetjen e projektit MATRA “Open Court Through Press Judges” të implementuar nga INFOÇIP, zhvilloi tryezën e dytë të bashkëbisedimit mbi konsultimin e “Projektudhëzuesit standard të marrëdhënies së gjykatës me publikun dhe median”.

Në takim ishin të pranishëm znj. Marçela Shehu anëtare e Këshillit të Lartë Gjyqësor, e caktuar për Marrëdhëniet me Median dhe Publikun, z. Besnik Dervishi Komisioner për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, znj. Edlira Osmani Eksperte e Nivelit të Lartë për Shtetin e së Drejtës nga Ambasada e Mbretërisë së Hollandës, ekspertët e projektit EWMI, gjyqtarë të caktuar për mediat si dhe përfaqësues të mediave.

Gjatë këtij konsultimi publik, diskutimet u përqëndruan tek rekomandimet e përfaqësuesve të mediave, me qëllim baraspeshimin e misionit të medias për informimin me integritet e profesionalizëm dhe detyrimit të gjykatave për të ofruar transparencë dhe standarde ligjore që garantojnë të drejtat e njeriut dhe nuk censurojnë median.

Back to top