Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Njoftim për shtyp, datë 29 Mars 2023

Sot, në datë 29.03.2023, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi Mbledhjen Plenare të radhës në të cilën shqyrtoi çështjet si më poshtë:

Këshilli miratoi vendimin për caktimin e numrit të gjyqtarëve në gjykatat e shkallës së parë të juridiksionit të përgjithshëm.

Gjithashtu, Këshilli miratoi vendimin për caktimin e kategorive të gjykatave.

Këshilli i Lartë Gjyqësor miratoi vendimet për:

• Miratimin e rregullave standarde për organigramën, përshkrimin e detyrave dhe përgjegjësive të pozicioneve të punonjësve të gjykatave të shkallës të parë të juridiksionit të përgjithshëm, kategoria e parë, me zyrë shërbimi;

• Miratimin e rregullave standarde për organigramën, përshkrimin e detyrave dhe përgjegjësive të pozicioneve të nëpunësve civilë gjyqësorë dhe punonjësve të tjerë të gjykatave të shkallës së parë të juridiksionit të përgjithshëm, kategoria e dytë dhe e tretë, pa zyra shërbimi;

• Miratimin e rregullave standarde për organigramën, përshkrimin e detyrave dhe përgjegjësive të pozicioneve të nëpunësve civilë gjyqësorë dhe punonjësve të tjerë të gjykatave të shkallës së parë të juridiksionit të përgjithshëm, kategoria e dytë dhe e tretë, me zyra shërbimi.

Ndër të tjera, Këshilli miratoi vendimin për rishpërndarjen e numrit të pozicioneve të punës në gjykatat e shkallës së parë të juridiksionit të përgjithshëm.

Këshilli shqyrtoi projektvendimin lidhur me caktimin në pozicion të gjyqtarit të emëruar në datën 06.03.2023 dhe në përfundim vendosi që gjyqtari i emëruar z. Albert Keraj të caktohet në pozicionin pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pukë.

Në vijim, Këshilli miratoi vendimin për komandimin e gjyqtares znj. Erlanda Agaj në pozicionin e nëpunësit përgjegjës për vlerësimin, në njësinë e vlerësimit etik dhe profesional të gjyqtarëve, pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi për mosfillimin e procedurës së vlerësimit etik dhe profesional me qëllim përcaktimin e nivelit të vlerësimit (gradimin), për periudhën e vlerësimit 2013-2016, për gjyqtaren znj. {…}.

Në kuadër të procesit të vlerësimit etik dhe profesional të gjyqtarëve, Këshilli vendosi miratimin e raportit të vlerësimit për gjyqtaren znj. {…}, për periudhën 2017-2019.

Këshilli vendosi hapjen e procedurës dhe shpalljen e kërkesës për kandidatura, nga radhët e gjyqtarëve, për komandimin në pozicionin e ndihmësmagjistratit në Gjykatën e Lartë.

Këshilli vendosi të shtyjë shqyrtimin e projektvendimeve “Për kualifikimin dhe lejimin për të marrë pjesë në provimin e vlerësimit profesional të kancelares në detyrë në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor {…}, të znj. {…}” / “Për skualifikimin dhe ndërprerjen e marrëdhënies së punës së kancelares në detyrë në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor {…}, znj. {…}”.

Back to top