Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Njoftim për shtyp, datë 28 Mars 2023

Sot, në datë 28.03.2023, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi Mbledhjen Plenare të radhës në të cilën shqyrtoi çështjet si më poshtë:

Këshilli i Lartë Gjyqësor miratoi vendimet për:

• Fillimin e funksionimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër;
• Fillimin e funksionimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës;
• Fillimin e funksionimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier;
• Fillimin e funksionimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër;
• Fillimin e funksionimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë;
• Fillimin e funksionimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë;
• Fillimin e funksionimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës;
• Fillimin e funksionimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër;
• Fillimin e funksionimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë;
• Fillimin e funksionimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat;
• Fillimin e funksionimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan;
• Fillimin e funksionimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë;
• Fillimin e funksionimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë.

Në vijim, Këshilli miratoi vendimin për nxjerrjen nga përdorimi dhe transferimin pa pagesë të gjeneratorit dhe UPS qendrore.

Ndër të tjera, Këshilli miratoi vendimin për përfundimin e procedurës së ngritjes në detyrë në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, për pozicionet e lira në fushën e të drejtës penale, të shpallura me vendimet nr. 502, nr. 503 dhe nr. 504, datë 21.11.2022, për kandidaten znj. Besjana Garxenaj, për shkak të dorëheqjes së saj nga kandidimi në këto pozicione.

Pas kryerjes së procedurës së shortit për përcaktimin e relatorëve, Këshilli miratoi vendimin për fillimin e procedurës së përshpejtuar të detyruar të vlerësimit etik dhe profesional, viti kalendarik 2022, për gjyqtarët znj. {…}, z. {…}, z. {…} dhe z. {…}.

Në përfundim të mbledhjes, Këshilli vendosi për caktimin e gjyqtarëve për gjykimin e çështjeve gjyqësore të veçanta në gjykata të tjera, të ndryshme nga ajo ku ushtrojnë funksionet në mënyrë të përhershme.

Back to top