Njoftim për shtyp, datë 16 Janar 2023
Sot në datën 16.01.2023, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi mbledhjen plenare të radhës në të cilën shqyrtoi çështjet si vijon:
Këshilli i Lartë Gjyqësor shqyrtoi dhe më pas miratoi vendimin për vlerësimin etik dhe profesional, të gjyqtarit z. {…}, për vitin 2021.
Më tej, Këshilli miratoi vendimin për vlerësimin etik dhe profesional, me qëllim përcaktimin e nivelit të vlerësimit (gradimit), për periudhën e vlerësimit 2013 – 2016, të gjyqtares znj. {…}.
Në përfundim të mbledhjes, Këshilli miratoi vendimet përkatëse për kualifikimin e kandidatëve për në formimin fillestar në Shkollën e Magjistraturës, për magjistrat, profili gjyqtar, për vitin akademik 2022-2023, të znj. {…} dhe të znj. {…}.