Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Njoftim për shtyp, datë 18 Janar 2023

Sot në datën 18.01.2023, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi mbledhjen plenare të radhës në të cilën shqyrtoi çështjet si vijon:

Këshilli i Lartë Gjyqësor, si organi përgjegjës për të siguruar mbarëvajtjen dhe administrimin e pushtetit gjyqësor, për shkak të situatës së krijuar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe Durrës nga pakësimi i numrit të trupës gjyqësore, vendosi marrjen e disa masave me qëllim përmirësimin e punës dhe efiçencës në këto gjykata.

Konkretisht, Këshilli vendosi të hapë procedurën e lëvizjes paralele për 10 (dhjetë) pozicione në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe 4 (katër) pozicione në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës.

Gjithashtu, Këshilli vendosi hapjen e procedurës së transferimit të përkohshëm për 2 (dy) pozicione në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës dhe 6 (gjashtë) pozicione në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Ndër të tjera, Këshilli vendosi miratimin e raportit të rivlerësimit etik dhe profesional të gjyqtares znj. {…}, për periudhën e vlerësimit 2018 – 2020, gjatë ushtrimit të detyrës së ndihmës magjistratit në Gjykatën e Lartë.

Në përfundim të mbledhjes, Këshilli miratoi vendimin për konfirmimin si ndihmës magjistrat në Gjykatën e Lartë të gjyqtares znj. Ina Hoxhaj dhe përsëritjen e mandatit të komandimit me 3 (tre) vite.

Back to top